Për herë të parë shkencëtarët kanë zbuluar iguana rozë. Ato lindin me ngjyrë të gjelbër dhe përgjatë jetës së tyre, kthehen në rozë.

Zvarranikët endemikë u gjendën në një pjesë të vogël të Ishujve Galapagos dhe janë tashmë në listën e kafshëve më të rrezikuara. Një zyrtar i ishullit shprehet se popullata konsiston në 200-300 individë të rritur.

Nëse nuk do e kishim bërë këtë zbulim dhe nuk do i kishim luftuar rreziqet që ato po përballojnë, mund të zhdukeshin në pak vite”, shtoi ai.

Iguanat rozë u shpallën si lloj më vete në vitin 2009 dhe gjenden në rrëpirat e vullkanit Ëolf të Ishujve Galapagos./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here