Ata shkojnë në shtëpi më shtëpi për të larguar të keqen dhe për të sjelle fat
Rumania është një vend i pasur kur bëhet fjalë për traditat. Dhe pjesë e këtyre zakoneve të vjetra është e ashtuquajtura Vallja e Ariut, një nga traditat më të veçanta në vend.
Rituali konsiston në qytetarë që vishen me kostume kafshësh nga koka tek këmbët dhe bashkon të gjithë komunitetin, të cilët mblidhen për të parë performancën.
“E jashtëzakonshme, nuk kam parë diçka të tillë në jetën time, kam jetuar për të parë kaq shumë bukuri, dhe kaq shumë zakone, por nuk kam parë një gjë të tillë jetën time, këta njerëz vijnë këtu nga veriu i vendit”.
Qytetarët kërcejnë nën tingujt ndërsa të tjerë i bien fyejve dhe daulleve. Por cili është qëllimi i kësaj tradite ?
“Gjatë kërcimeve të tyre ata i thonë lamtumirë vitit të vjetër dhe përgatiten për vitin e ardhshëm, përmes këngëve dhe vallëzimeve ”.
Thuhet se tradita daton që nga Mesjeta.
“Kjo është një traditë shekullore, e transmetuar brez pas brezi, ne jemi krenarë që jemi këtu, një komb që harron historinë dhe kulturën e tij rrezikon të humbasë identitetin ”.
Në historinë rumune, ariu konsiderohej një kafshë me fuqi shëruese.
Dhe sipas traditës qytetarët e veshur me këto kostume shkojnë shtëpi më shtëpi, duke kënduar e kërcyer për të larguar të keqen dhe për të sjellë fat.
Klan News