Agron Islami

Disfata e osmanëve në rrethimin dytë të Vjenës më 1683 dhe revanshimi i Habsburgëve në krye Papatin, i cili drejtonte Aleancën e Shenjtë kundër osmanëve bëri që edhe Rusia ti bashkohet kësaj aleance me hapjen e një fronti të ri kundër osman. Siç dihet, luftërat osmane me Aleancën e Shenjtë përfundojnë me Marrëveshjen e Paqes më 1699 në Karlovac dhe një vite më vonë edhe me një marrëveshje të veçantë me Rusët. Nga këtu e tutje, këta të fundit (Rusët) në njërën anë filluan së dhunuari zonat e sunduara nga osmanët rreth Detit të Zi dhe në anën tjetër punonin në shtrirjen e ndikimit tek ortodoksit e Ballkanit. Në këtë areal të interesimit të diplomacisë ruse të kohës futeshin edhe Manastiret ortodokse në Kosovë. Nga fundi i shekullit XIX, konsulli rus në Prizren kishte bërë të gjitha inskenimet e mundshme për të marr primatin e mbrojtësit të këtyre manastireve. Kjo qasje e diplomatëve rus për zyrtarët osman konsiderohej si përzierje në punët e brendshme.

Shembull konkret është edhe një shkresë e Konsullit #Rus në Pejë, përmes së cilës njoftonte Mytesarrifllikun e Pejës se, në dhomën e priftit të #Manastirit#Deçanit janë dëgjuar dy krisma alltie dhe për këtë kërkonte që të bëhet një hetim. Sipas praktikës, Mytesarifi i Pejës çështjen e dërgoi tek Valiu i Vilajetit të Kosovës dhe ky i fundit njoftoi Portën e Lartë. Përgjigja e zyrës së Sadriazamit osman në raport me këtë çështje ishte se, “është e papërshtatshme që Konsullata ruse të bëjë një kërkesë për një çështje që ka të bëjë me punët e brendshme të shtetit osman. (Njëherësh) përmes Valiut të Vilajetit të Kosovës, paralajmërohej edhe Mytesarifi i Pejës që të mos i përgjigjes një konsullate të huaj në raport me çështjet e brendshme”.

Datë 7 gusht 1892,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here