Në një bisedë me ndjekësit në Instagramin e @anabel.entertainment, u diskutuan disa nga kujtimet më të këndshme të fëmijërisë, përfshirë këtu edhe lojërat

Ju kujtohet ajo loja e famshme me tullumbace? Që nuk ju qëllonte kurrë numri i shumëpritur: 31!! Nëse e keni harruar, e kemi fjalën për një lojë “provoni fatin”. Në një fletë me shumë numra (të fsheshur), ju zgjidhnit një.

Pa marrë parasysh sa shpenzonit për këtë lojë (zakonisht 5 lekë/numër të zgjedhur), ishte pothuajse e pamundur të fitonit tullumbacen e madhe, e cila ishte objektivi i të gjithëve.

Arsyeja ishte e thjeshtë: Njerëzit luanin për të fituar atë tullumbace të veçantë dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë shans që shitësit të lejonin dikë ta fitonte – përndryshe do të përfundonte loja dhe nuk do të shitej më asnjë tullumbace.

Pra, shitësit gjithmonë e hiqnin numrin 31 nga fleta me të gjithë numrat dhe e gjitha ishte nje mashtrim! ISHTE NJË MASH TRIM! NJË MASH TRIM!

Megjithatë një shitës shqiptar u tregua i drejtë dhe kjo vajzë, ndryshe nga ne fatkeqët, ka një kujtim të bukur nga loja e famshme. /Burimi: Anabel.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here