Armë të bukura të prodhuara në Prizren, shek.XIX, e të cilat janë pjesë e koleksionit të pasur të armëve në Muzeun e Ali Pashë Tepelenës, në Janinë.

Prizreni ka qenë një nga qendrat kryesore të zejtarisë dhe të prodhimit të armëve në Ballkan gjatë shek.XVIII – XIX, me rreth 200 pika përpunimi dhe prodhimi. Përveç të tjerash, armët e Prizrenit kanë qenë të njohura edhe për dekorimet dhe zbukurimet artistike me metalin e argjendit (teknikën e filigranit dhe savatit). Armët shqiptare por dhe punimet e ndryshme të argjendit, stolitë, enët, veshjet, janë pjesë e koleksioneve dhe ekspozitave në muze të vendeve të ndryshme të botës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here