Bota po përballet me papunësi, zhvlerësim të mallrave, zvogëlim të klasës së mesme, migrime masive. Studiuesit, politikanët, ekonomistët kërkojnë zgjidhje. Dhe gjejeni çfarë: Ekonomisti më i lexuar në kolegjet e Shteteve të Bashkuara është… Karl Marksi

Denoncimi që Marksi bëri në Manifestin Komunist për efektet anësore të kapitalizmit po studiohet sot gjerësisht në “atdheun” e kapitalizmit, madje shumë më dendur se autori kryesor i kapitalizmit.

Manifesti Komunist i Marksit rezulton teksti që udhëheq klasifikimin e teksteve që po mësohen më shumë në kurset universitare amerikane sipas të dhënave të regjistruar Open Syllabus.

Ky është një projekt që mbledh të dhëna për gazetën e financave MarketWatch. Sipas të njëjtës renditje, në vendin e dytë renditet e “Pasuria e kombeve” me autor Adam Smith, i konsideruar si babai teorik i kapitalizmit. Por studimi i veprës së tij është sa gjysma e Marksit në shifra. Ndërsa në vend të tretë është ekonomisti kontemporan Paul Krugman.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here