Por njëherë e një kohë, mbi 300 milion vjet më parë, bota që ne e njohim ishte pothuajse një kontinent i madh, ku Euroazia, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Afrika, India, Antarktida dhe Australia u bashkuan si një.

Besohet se ky super kontinent ishte mbledhur nga njësitë e hershme kontinentale afërsisht 335 milion vjet më parë dhe filloi të shpërbëhej rreth 175 milion vjet më parë – dhe ishte kryesisht i vendosur në hemisferën jugore.

Me kalimin e kohës dhe disa gjëra shkencore shumë komplekse kontinenti filloi të shpërbëhej. Tani artisti, Massimo Pietrobon ka krijuar një hartë me kufijtë politikë modernë dhe nuk është aspak ajo që do të prisnit të shihnit.

Në hartë, Britania e Madhe nuk është më një ishull, por ka kufij tokësorë me Francën, Norvegjinë e Irlandën, dhe Shtetet e Bashkuara tani kufizohen me Marokun, Mauritaninë, Senegalin dhe Kubën. Kanada kufizohet me Danimarkën, Portugalinë dhe Marokun dhe Spanja ka një kufi tokësor me Algjerinë, Italia kufizohet me Tunizinë. Greqia kufizohet me Libinë. Brazili i njohur për plazhet tani është pa dalje në det dhe kufizohet me Nambia dhe Liberinë. Tibet nuk është më i lidhur me Kinën, por me Australinë. Australia gjithashtu kufizohet me Antarktidën, e cila është ngjitur me Indinë, Sri Lankën dhe Mozambikun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here