Prindërit e përdorin kundër skuqjeve dhe ja pse ekspertët nuk e rekomandojnë

Gjithsesi ka alternativa më të mira.

Edhe pse shumica e prindërve e përdorin për të penguar skuqjet nga pelenat te bebet, ekspertët thonë që pudra e bebeve nuk është zgjidhje ideale.

Akademia Amerikane e Pediatrisë u sugjeron prindërve që për bebet e tyre të mos përdorin pudra, sepse ato vërtet nuk janë të nevojshme, ato ndonjëherë mund edhe të acarojnë lëkurën e bebeve edhe ashtu të ndjeshme.

Pudra e bebeve mund të jetë e dëmshme edhe për vogëlushët nëse thithet shumë, transmeton Telegrafi.

Pudra e bebeve, me bazë qullin e misrit, gjithashtu mund të jetë problematike, sepse përbërësi i saj kryesor mund të përkeqësojë skuqjen nga pelenat të shkaktuar me candida.

Kur i shikoni të gjitha arsyet, më së miri është të mos e përdorni pudrën e bebeve, aq më parë për shkak që ka mënyra të tjera më të sigurta dhe më efikase që të pengohet skuqja e shkaktuar nga pelenat.

Si mund të parandaloj skuqjen pa pudër pluhur?

Këtu janë disa truke për të parandaluar skuqjen:

1. Ndryshoni shpesh pelenat e bebes

2. Nëse është e mundur, mos i vendosni menjëherë pelenën, por lërini të jenë të zhveshura për disa minuta para se t’i vendosni një pelenë të pastër. Kjo do të ndihmojë lëkurën e tyre të rikuperohet.

3. Kur lëkura e foshnjës të jetë tharë plotësisht, aplikoni një krem me bazë oksid zinku nëse ka skuqje. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here