Nga Albert Vataj
Cili ishte ai, Napoleon Bonaparti, Perandori i Francës, figura emblematike e kapërcyellit të botëve? Napoleon Bonaparti, më shumë se sa çdo figurë historike ka dominuar imagjinatën e shekullit. “A nuk është ai i pakrahasueshëm në historinë e botës, si ushtarak dhe një burrë shteti?” pyeste George Ponsonby, lider i opozitës liberale në parlamentin britanik 5 vjet përpara betejës së Vaterlosë: “Unë them se është njeriu më i madh që është shfaqur ndonjëherë mbi Tokë. Nuk e kam fjalën për karakterin apo moralin e tij. Flas për forcën e aftësive të tij, si dhe energjitë e mendjes”.
Në vitin 1817, juristi dhe politikani danez, Tage Algreen Ussing, më vonë kryetar i bashkisë së Kopenhagenit ka shkruajtur: “Për aq kohë sa do të zgjasë bota, do të ketë vetëm një Napoleon mbi Tokë”. Ndërsa për Gëten, “jeta e tij ishte rendja me hapa gjigantë e një gjysmë-perëndie”.
Si jeta ashtu edhe vdekja është një histori, është një “trill” i mbushur përplot befasi dhe ngjarje, i dengur me mister dhe sekrete, i ngjizur dhe i mëkuar në ëndjen e botës për hope transformimi.
“Pas vdekjes sime, e cila nuk është shumë larg, dëshiroj ta hapni trupin tim… Dëshiroj ta nxirrni zemrën time, ta vini në shportë dhe ta çoni në Parmë te e dashura ime Maria Luiza… Ju preferoj ta kontrolloni barkun tim shumë me kujdes. Për këtë të bëni raport të saktë dhe të hollësishëm dhe t’ia jepni djalit tim… Ju porosis që të mos lëshoni asgjë në këtë shqyrtim” Ky ishte testamenti i Napoleon Bonapartit, gjeneralit që u bë diktator dhe triumfuest që tranformoi Europën.
Napoloni vdiq më 5 maj 1821 në duart e priftit Ange Vignali. Ai kishte kërkuar të varrosej në brigjet e Senës, por u varros në “luginën e shelgjeve” të ishullit të Shën Helenës në një varr të pashënuar.
Për vdekjen e Napolonit tashmë ka një debat të madh mes historianëve dhe hulumtuesve. Shumica e tyre, duke u bazuar në faktet e reja që kanë dalë në dritë, janë të mendimit se ai u helmua nga anglezët duke u hedhur sasi të vogla arseniku çdo ditë në ushqim, gjë që solli dhe vdekjen e parakohshme.
Trupi i tij u soll në Francë vetëm në vitin 1840. Ceremonia e funeralit të tij mbahet si një nga më të mëdhatë e kohës. Trupi i Napolonit u ruajt me solucionet të veçanta, u vesh uniforma dhe u ekspozua disa ditë. Ndërsa më pas u vendos në Panteon.
Vetëm në vitin 1840 Franca mori nga Britania eshtrat e Napoleonit, duke i bërë më 15 dhjetor të atij viti një varrim madhështor dhe një varr ashtu siç e meritonte. Varrin e tij deri tani e kanë vizituar me qindra milionë njerëz.
***
Një pjesë e tapicerisë së dhomës ku ndërroi jetë Napoleon Bonaparte mund të shërbejë përfundimisht për të treguar nëse historitë e komplotit, që flasin për helmimin e tij prej britanikëve janë të vërteta.
Me një vlerë prej 2 mijë stërlinash, kjo copë tapicerie do të dalë në ankand dhe me aprovimin e blerësit, ajo mund t’i nënshtrohet një testi për gjurmë arseniku. Një teori e vdekjes së Napoleonit thotë se tapiceria e dhomës së tij, në gjashtë vitet e fundit të jetës që kaloi në burgun Shën Helenës u spërkat me arsenik dhe se avujt e helmit të fuqishëm i shkaktuan vdekjen.
Figura që udhëhoqi Francën pak pas Revolucionit Francez, Perandori Bonaparte shkroi një prej faqeve më të ndritura të historisë ushtarake të vendit të tij, duke shtrirë kufijtë e Francës deri në kufi me Rusinë e Egjiptin, përpara tatëpjetës së nisur me luftën e humbur për pushtimin e Moskës.
Në një autopsi që iu bë Napoleonit pas vdekjes, mjeku britanik i kohës përcaktoi se Perandori ndërroi jetë nga kanceri i stomakut.
Ishte i njohur fakti që Bonaparte vuante nga ulçera dhe se babai i tij ndërroi jetë nga ky lloj kanceri, por për shumë kohë besohet se mjeku ligjor falsifikoi të dhënat, për të eliminuar çdo dyshim për një vrasje të mundshme të tij prej britanikëve, të cilët e mbanin të burgosur në ishullin e Shën Helenës, i ndodhur në mes të asgjësë në Oqeanin Atlantik.
Një provë që mbështet teorinë e helmit daton që në vitin 1840, kur trupi i Napoleonit u transportua nga vendi ku u varros fillimisht dhe ai u gjet në një gjendje shumë të mirë edhe pse 20 vjet pas vdekjes.
Arseniku njihet si një lëndë konservuese, ndërsa dyshimet për helmim u rritën edhe më shumë në vitin 2007, pasi një toksikologjist gjeti gjurmë arseniku në flokët e Napoleonit.
***
Napoloni qeverisi Francën nga viti 1799, dhe u emërua Konsull i Pare në nëntor te vitit 1799 deri në maj 1804 me vone behet Perandor Francez me emrin e Napoleone I (Napoléon Ier) nga dhjetori 1804 deri në 14 prill 1814 dhe serisht nga 20 marsi deri në 22 qershor 1815. Në jetën e tij politike ka qene dhe President i Republikës Italiane nga viti 1803 deri në vitin 1805 dhe mbret i Italisë nga 1805 deri në 1814.
Fale disa betejave ushtarake dhe aleancave te shumta që ndërmori, Napoleoni pushtoi dhe udhëhoqi gati te gjithin kontinentin Evropian, duke çuar në çdo vend që pushtone idealet e Revolucionit Francez. Arriti te kontrollonte shume mbretëri te Evropës fale familjareve te tij te cilët u emëronin nga Napoleoni për te kontrolluar me mire shtetet e pushtuara (Spanja, Napoli, Westfalia dhe Holanda).
Fushata e Rusisë (1812) shënoi fundin e dominimit te tioj në mbare Evropën. Me humbjen në Lipsia nga aleatet evropiane, te cilët ishin formuar për te përballur fuqinë e perandorisë franceze, në tetor te vitit 1813 Napoleoni e la fronin e tij dhe u çua për burgim në ishullin e Elba-s në Itali.
Në Paris vëllai Giuseppe ishte mposhtur nga armiqtë Ruse te cilët te udhëhequr nga Zari Aleksandri I kishin hyre në kryeqytetin e perandorisë. Në Fontainebleau Napoleoni kaloi ditët me te vështira te jetës se tij, në fillim kundërshtaret i kishin refuzuar paqen, pastaj i kishin kërkuar terhqen nga perandor i Francës, pas disa mendime ai pranoi te tërhiqej në favor te birit Napoleon II dhe te gruas Maria Luisa. Por Zari i Rusisë Aleksandri nuk e pranoi ketë zgjedhje, zari kërkonte tërheqjen totale te familjes Bonaparte nga froni mbretëror në favor te familjes mbretërore Borbone te cilët ishin përjashtuar nga Franca me Revolucionin e vitit 1892. Napoleoni nuk i pranoi kërkesat e koalicioni dhe i kërcënoi se do te fillonte një beteje te re kundër pushtuesve por me këshillën e gjeneralëve ai pranoi te tërhiqte dore nga froni. Tërheqa e Napoleonit nga froni perandorak ndodhi me 6 prill 1814. Me 12 prill Napoleoni pertupi një dose te male helmi por fatmirësisht nuk vdiq.
Në te përshëndetur ushtaret e tij në mënyre heroike Napoleoni u detyra te vishte uniformat e ushtrisë Austriake që te mos diktohj nga Francezet e inatosur. Me 4 maj 1814, Napoleoni i u dërgua në ishullin e Elba-s, ku armiku kishte vendosur ta dëbonte. Në atë periudhë Napoleoni nuk pushoi se punuari, planifikoi dhe ndërtoi rrugë, miniera, mbrojtje, shtëpia, ishulli në pak dite u kthye qendra e botes sepse te gjithë sytë ishin te Napoleoni për te pare fatin që e priste. Në ketë periudhe në ishull mbërritën poete, politikane, ushtarake te shtyre nga kurioziteti për te pare burrin që mbajti në duart e tij fatet e Evropës, por gruaja dhe i biri, mbret i Romes, nuk e vizituan asnjëherë derisa u shua.