Ky diamant i rrallë blu dhe një spilë në formën e një peme palme janë dy ngjarjet kryesore në ankandin e Christie’s, “Margaritarë Madhështorë”.

Varësja me diamantin blu në trajtë dardhe është 31.62 karatë dhe vlera varion nga 10-15 milionë Dollarë. Varësja përmban diamante rozë, platin dhe flori të bruztë.

Spila në formën e pemës së palmës, e krijuar nga Cartier ka një diamant të rrumbullakët 13.30 karatë dhe veç  tij përmban edhe diamante në trajta të ndryshme, platin dhe flori të bardhë 18 karatë.

E krijuar në vitin 1948, spila pritet të shitet për 500.000-800.000 Dollarë. Një byzylyk me diamantë zemre, 50.05 karatë varion në 3.7-4.5 milionë Dollarë. /tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here