Kapsula Orion pritet të kthehet në Tokë më 11 Dhjetor

Misioni Artemis në Hënë është drejt përfundimit. Kapsula Orion ka lënë tashmë orbitën e Hënës dhe ka nisur trajektoren e përcaktuar për t’u rikthyer në Tokë, me mbërritjen e parashikuar në 11 Dhjetor.

Simboli i rikthimit në Hënë mbërriti në orbitën e satelitit në 25 Nëntor, duke qëndruar në një distancë prej 80 km nga sipërfaqja e Hënës. Për 6 ditë janë kryer teste të shumta, të cilat janë vendimtare për misionin e ardhshëm të NASA, gjithnjë në kuadër të Artemis, që pritet të realizohet në 2024 me dy astronautë në bordin e Orion.

Misioni i NASA deri më tani konsiderohet mjaft pozitiv dhe ishte një test i rëndësishëm për rikthimin e njeriut fizikisht në satelit.

Në 24 orët e fundit është kryer rindezja e motorit të kapsulës, për të marrë shtytjen dhe largimin nga orbita, ndërkohë që manovra e dytë e rikthimit do të kryhet ditën e hënë 5 Dhjetor, për të mbërritur më pas në Tokë, mbi Oqeanin Paqësor, në ujërat e Kalifornisë në 11 Dhjetor.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here