Hedhja e një sasie më të vogël kripe në ushqimin tuaj në vaktin e darkës mund të zvogëlojë rrezikun e një vdekjeje të hershme, sipas shkencëtarëve. Një studim i ri i botuar së fundmi, sugjeroi se heqja e këtij zakoni mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut me një të pestën. Studiuesit gjurmuan gati 200,000 britanikë të moshës nga 30 deri në të 70-at për gati një dekadë.about:blank

Sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut shkaktojnë një të katërtën e të gjitha vdekjeve në MB, që është më shumë se 160,000 vdekje çdo vit ose një në çdo tre minuta.

Ata vrasin rreth 900,000 amerikanë çdo vit. Konsumimi i tepërt i kripës është një faktor rreziku sepse çon në mbajtjen e ujit në gjak, gjë që ushtron presion mbi enët tuaja të gjakut. Kjo rrit presionin e gjakut dhe nga ana tjetër, rrit rrezikun e një ataku në zemër ose goditjeje në tru.about:blank

Studiuesit në “Tulane University” shikuan të dhënat shëndetësore të 176,570 britanikëve, për të parë se nga vinte rreziku. Në fillim të provës, asnjë nga pjesëmarrësit nuk vuante nga komplikimet në zemër. Ata u monitoruan mesatarisht për gati 12 vjet.

Rezultatet e publikuara në “Journal of the American College of Cardiology”, treguan se kishte pothuajse 10,000 raste, përfshirë edhe goditjet në tru. Analiza tregoi se pjesëmarrësit që shtonin kripë në ushqimin e tyre më rrallë kishin më pak gjasa të vuanin nga një ndërlikim i zemrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here