Tuna është peshk i pasur me acide yndyrore dhe është burim i mirë i vitaminës D. 85 gramë të tunës së konservuar përmban 154 IU, ose rreth 40 për qind të vitaminës që ju nevojitet në baza ditore.
Por amerikanët nuk e konsumojnë këtë lloj mishi, sa konsumohet nga pjesa tjetër e Botës. Një ndër arsyet që përdoret aq shpesh, është ndoshta edhe për shkak se përgatitet lehtë. E tëra që duhet të bëni është të hapni konzervën dhe ta konsumoni.
Ekspertet shëndetësor për Natural Cures, thonë se tuna nuk është ushqim i shëndetshëm për në siç mendohet.
Fajtori më i madh është merkuri, një metal toksik i rëndë që gjendet natyrshëm në ajër, ujë dhe tokë.
Merkuri lëshohet në mjedis në një numër mënyrash, kryesisht duke djegur qymyrin nga termocentralet dhe proceset industriale, apo edhe natyrshëm, si në rastin e vullkaneve. Ndërsa ne jemi të ekspozuar ndaj merkurit, ose përmes ajrit ose duke konsumuar peshq të kontaminuar. Ky metal i rëndë tenton të mblidhet në trupin tonë në formën e tij organike.
Sasi të larta të këtij metali mund të jenë të dëmshme dhe madje toksike, dhe mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.
Disa nga simptomat janë:
Nervozizëm, ankth;
Apatia ose agresioni, konfuzion mendor;
Pagjumësia, ankthet e shpeshta;
Harresa dhe dobësimi i kujtesës;
Dhimbje koke, migrenë, dhimbje të muskujve;
Marramendje,
Halucinacione,
Dhëmbë të dobët, të brishtë ose të butë,
Studimet tregojnë se pothuajse të gjithë peshqit dhe prodhimet e detit përmbajnë merkur dhe peshku Tuna është nga ata që koncentron në vete sasi të madhe të merkurit.
Megjithëse ka shumë debate për këtë temë, shumë agjenci shëndetësore rekomandojnë të hahet peshk në moderim. Njerëzit që janë më në rrezik të preken nga kontaminimi me merkur janë gratë shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët.
Nëse ju pëlqen të hani ushqim deti, është më mirë të zgjidhni ato me sasi më të vogla të merkurit si karkaleca, kallamari, salmon dhe sardelet.