Pirja e sasive të vogla të alkoolit gjatë shtatzënisë mund të ndryshojë strukturën e trurit të foshnjës dhe të vonojë zhvillimin e trurit të tij, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët analizuan skanimet MRI të fetuseve, nënat e të cilëve kishin raportuar se kishin pirë alkool gjatë shtatzënisë, duke i krahasuar ato me skanimet e foshnjave, nënat e të cilëve nuk e kishin bërë, shkruan Euronews.

Ata zbuluan se edhe në rastet e ekspozimit të nivelit të ulët të alkoolit, ndryshimet në strukturën e trurit ishin “të rëndësishme”.

Këshillohet gjerësisht nga ekspertët dhe organizatat shëndetësore që gratë shtatzëna të shmangin alkoolin, për shkak të rrezikut të njohur të dëmtimit të fetusit.

Pirja e alkoolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë kushte të quajtura çrregullime të spektrit të alkoolit të fetusit, të cilat mund të çojnë në zhvillimin e vështirësive të të mësuarit, probleme të sjelljes ose vonesa në të folur.

Studiuesit paralajmëruan se shumë gra shtatzëna nuk janë ende të vetëdijshme për efektet e mundshme të alkoolit tek foshnja gjatë shtatzënisë.

“Prandaj, është përgjegjësia jonë jo vetëm të bëjmë kërkimin, por edhe të edukojmë në mënyrë aktive publikun për efektet e alkoolit në fetus”, tha autori kryesor Patric Kienast, një student i doktoraturës në Universitetin Mjekësor të Vjenës në Austri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here