Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave.
Prania e tyre mund të ndikojë çdo pjesë të traktit urinar.
Gurët në veshka shkaktojnë një sërë simptomash siç janë: dhimbjet, vështirësia në urinim, të përziera e të vjella.
Në këtë artikull do të mësoni përgjigjet e katër pyetjeve të rëndësishme mbi gurët në veshka.
Si mund të dalloni praninë e gurëve në veshka?
Shenjat treguese të gurëve të mundshëm në veshka mund të përfshijnë:
Ndjesia e djegies gjatë urinimit, urinë me njolla gjaku, dhimbje abdominale ose në pjesën e sipërme të mesit.
A mund të përdoren medikamente kundër tyre?
Kohët e fundit, industria farmaceutike ka prodhuar medikamente të reja, kryesisht për relaksimin e muskujve dhe eliminimin e dhimbjes, shkruan agroweb.
Këto medikamente mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë në largimin e veshkave në mënyrë natyrale.
Mjeku mund t’ju këshillojë edhe medikamente që parandalojnë formimin e mëtejshëm të gurëve.
A është e nevojshme kirurgjia?
Ndërhyrja kirurgjikale bëhet e nevojshme në rast se gurët kanë arritur një madhësi të caktuar.
Mjekësia moderne ka avancuar ndjeshëm në këtë drejtim dhe shpesh ndërhyrjet e brendshme janë krejt minimale.
Ka procedura siç është litotripsia që zgjatin një orë dhe shkrijnë në tërësi prej së jashtmi të gjithë gurët e pranishëm.
Më pas është ureteroskopia, një metodë me endoskop, e cila thyen gurët me lazer kur ata kanë ngecur brenda fshikëzës urinare.
Një nga metodat e përdorura është gjithashtu lithotripsia perkutane ultrasonike e cila ka të bëjë me një ndërhyrje minimale në pjesën e sipërme të mesit.
Kjo procedurë bëhet teksa pacienti i është nënshtruar anestezisë së përgjithshme.
/Shqip.com