Risitë e një studimi: lisi (lezha), është Iliosi i Iliadës së Homerit. Vetëm nga një shqyrtim kaq i shpejtë dhe i shkurtër kuptojmë se:– Ky person (Skënderbeu) ka pasur një informacion shumë të saktë mbi lashtësinë.

Marrja parasysh e faktit të mundësisë së njohjes prej tij të literaturës përkatëse në original na e shuan çudinë pse vjen kaq i mirëinformuar në dije.

Kostandinopoja është ajo që frymëzoi dhe furnizoi me literaturë të gjithë fazat e rritjes së Europës së sotme (Oksidentit të Ri)

Mbajtja dhe përdorimi i simbolikës pellazgjike ka qenë e vetëdijshme nga ana e tij e për pasojë i qëllimshëm gjë që na e bëjnë të qartë edhe pas 300 vjetësh Rilindasit tanë me moton “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”.

Në saj të këtij personi Etniteti yn është i vetmi në botë sot që ka emërtesë fetare, të botëkupti-mit pellazg. Po ndërkohë grishemi të dijmë tjetër çfarë informacioni na ka lënë ky dijetar me emrin Skënderbeu.

Në mars të 2007 një dashamirës dhe njeri me interesa kulturore A.M. na çon në Qytetin e Lezhës për të na treguar një dyshim të tij mbi rrënojat e Kishës ku u mbajt “Besë-Lidhja e Lezhës”.

Ai dysh onte fort se kishte të bënte me portat e Trojës së Lashtë: Themelet e kishës nuk ishin aspak themele me gurë bashkëkohor (shek. XV) as të periudhës së perandorisë Romake (si në fig. 2) apo të periudhës helene (shek.V para Krishit) por, të periudhës pellazgjike (para 3 mijë vitesh) ku madhësia e brinjëve të gurëve të gdhendur e kalojnë 1.2 metër, ngjyra e tyre, zbukurimi dhe forma me bazë funksionale, fliste ballasi për një prani të një periu-dhe zhvillimi ekonomik dhe kulturor brilant.

Po kjo në fakt nuk do të thotë se është Troja.

Që kështu duhej vazhduar më tej në hulumtim. Vini re çfarë gjejmë me një rishqyrtim të shpejtë që i bëjmë Iliadës:

A) Numrin e lumenjve, kodrat, malet, majat e tyre dhe grykat e maleve që rrethojnë Ilionin-Ilios, largë-sinë prej bregut, liqenet dhe qytetet e tjera po aq të zhvilluara sa Ilioni-Ilios etj. na japin një informacion befasues kur krahasojmë pamjet nga Googlearth (internet) të zonës gjeografike të asaj çka ne kemi quajtur diku (lib. Antikiteti, E.Brinja)

Zona e Ilirëvë të Mirfilltë dhe zonës gjeografike të Trojës së Turqisë ku sot realizohen vizitat turistike. (Rubrikë fotosh – Troja e Turqisë dhe Lezha).

Ndërsa në zonën tonë të Ilirve të Mirëfilltë (e gjithë ultësira me qëndër Shkodrën e rreth saj) i gjejmë të gjitha, lumenjtë, liqenin, kodrat, malet, arsyen pse Iliosin (Ilionin) e rrahin aq shumë erërat (aq sa sot janë projektuar për tu ndërtuar central prodhimi të energjisë elektrike me erë), distancat nga fusha dhe nga bregu i detit etj.

B) Në Turqi, në pikën arkeologjike që është quajtur nga Shlimani dhe pas tij nga e gjithë bota Troja, kemi një fushë pa fund nga të gjitha krahët (veri-Jug-lindje-perëndim) pa male, pa kodra lumenj e liqene, pa erëra etj..

Interesante po nga fotot e internetit është fakti se ndërsa nga fotot e Turqisë nuk dallohen në asnjë prej tyre ekzistenca e gurëve pellazgjik në atë të Lezhës sonë edhe padashje gurët pella-zgjik bëjnë mu… në foto faqeve të malit e gjetkë.

C) Në bazë të përshkrimeve të ngjarjeve që realizohen brënda një dite (nga këngë të ndryshme të Iliadës) bëmë skemat e lëvizjes, distancave dhe shtrirjeve në terren sipas përshkrimit. Kur u ulëm në terrenin përkatës hapësirat gjeografike me përmbatjen e saj (kodra, lumenj, male, fu-sha, rëra e bregut dhe distancat midis tyre) puthiteshin gjithë skemat në letër me terrenin real, ku me lëvizjet e individit me kalë por edhe me këmbë nuk ngelej skenë pa u realizuar.

Nëse ngjitesh në kala të Lezhës me këtë skemë në dorë nuk ngelet asnjë element gjeografik i pasqyruar në Iliadë pa u gjetur në terren (fushë beteja, pozicionimet etj.)

(Nuk dimë në është bërë ndonjë-herë një analizë e tillë për “Trojën” e Turqisë?) d- Vetëm në mënyrë tagenciale të shqyrtimit të emrit Ilios- të vendosur nga Grekët, shekuj më vonë ndodhisë së Trojës, në gjuhën e tyre të njësuar si emri që përfaqson Diellin në kujtim të qytetit Trojan Ilios -Ilion (Ilion vjen shqiptimi nga Iliada e përkthyer dorë pas dore që do të thotë se mund të ketë qenë pikërisht Ilios ose Ilis ose I-lis-os), në bazë të rregullave të linguistikës ku mjafton të kemi të njëjtat bashkëtingëllore dhe kemi të bëjmë me të njëjtën fjalë i bie që Ilios- i greqishtes së re është Lisi i origjinalit që ka mbetur po mes erërave, po mes gurëve pellazgjik, po mes lumenjve që kërkon të tregoj Iliada e fushave e maleve dhe e detit me ranë, etj.

D) Në bazë të rregullit të ndërtimit të qyteteve pellazgjike sipas perëndive (dymbëdhjetë) dhe duke qënë se edhe në Iliadë ndeshim shpesh shprehjen “Troja e Shenjtë, që ka edhe shumë qytete të pasura” duhet të jenë prezent përveç Ilionit-Ilios edhe njëmbëdhjet qëndra të tjera që kanë përbërë qytetet që u përfshinë në këtë ɭufʈȅ. Po nga Barleti na vijnë dy informacione në funksion të konstatimit të mësipërm.

Ky, kur ka dashur të japi pse-në e zhvillimit prej Skënderbeut të Besëlidhjes në Lis është i sinqertë kur pohon se “po përdor hamendësinë e tij” duke thënë “për të shmangur eɡȯȋɀɱɑʈ midis princërve” dhe ndërkoh na jep shkarazi edhe dy informacione shumë të rëndësishme për arsyetimin e sotëm:

1 -ky vend (Lisi) kishte qenë i mbushur me statuja të mrekullueshme mermeri të tempujve të shenjtë të qyteteve të lashta.

(Vini re, ƿusɧʈuesȋ otoman ka zhvilluar një ɭufʈȅ të madhe ndaj zbulimeve arkeologjike tek ne e për pasojë dhe sɧkɑʈȇɾuese të atyre që kanë qënë mbi sipërfaqe duke kuptuar kështu se vetëdijen e Skënderbeut për identietin tonë ata kanë dashur ta shuajnë me çdo kusht dhe kjo ka vazhduar pastër të realizohet deri në ditët e sotme).

2- Princi i Lisit apo i Lezhës, shumë pak i rëndësishmëm në atë periudhë, i qëndroi në krah për të gjithë kohën Skënderbeut si askush tjetër. Për këtë Barleti nuk jep dot shpjegim por nëse çdo gjë mësipër qëndron nuk ka më gjë të pashpjegueshme.

Vetdija e Skënderbeut për beslidhje në atë vend ku dhe u prish qytetërimi europian “në Lis të Trojës duhet të rikthehet Besa e thyer prej një princi që i mori gruan në shtëpi mikut që e bujti” pra, Besëlidja midis Ilirve të Mirfilltë dhe Epirotasve ishte e vetmja forcë e ditës dhe të së ardhmes (Lidhja e Prizrenit).

Dhe vërtet ndërsa ɭufʈɑ e Skënderbeut u krye tek Ilirët e Mirfilltë dhe me ta, përkrenarja e tij dhe emërtesa që përdorte “epirote” i takonte trevës jugore të ilirve, duke njësuar kështu faktin (veriun) me moralin (jugun) pra duke realizuar Besë-Lidhjen në atë që do të përcillet realisht me emërtesën e njësuar “shqiptar” pa ndonjë vendim ɠɉɣkɑʈe apo supremi por me vendim të rregullave që i disponon edhe sot Etno-psikika e këtij populli “Shqiptari për një nder rron”.

Pra në këtë shqyrtim të shkurtër faktet nxjerrin fakte të reja, lidhje dhe ngjarje që fillojnë të flasin në vazhdimësi. Megjithatë, Ne nuk bëjmë pjesë tek ai grupim që edhe me kaq shumë argumente siç është ai gjeografik (nga më kryesorët) apo toponimia (edhe kjo shumë e rëndësishme) të nxjerrim menjëherë përfundimin se duhet të kemi të bëjmë me Trojën e vërtetë.

Jo, dhe kjo për faktin se mund të gjendet edhe një vend tjetër në këtë Mesdhe që të ketë karakteristikat gjeografike dhe toponimike që plotësojnë kërkesat e të qenurit Trojë.

Por, për arsyen se një ndodhi (produkt- social) para se të ndodhi në një terren gjeografik, me një topo-nimi të caktuar ka domosdoshmëri nevojën e ekzistencën së arsyes psikike pse duhet të ndodhi pra, ka nevojën e ekzistencës së subjektit, njeri-shoqëri që mbart një psikologji të aftë për të prodhuar një ngjarje të tillë, e bash për këtë arsye ne mund të themi me gojën plot Po.

-”Jemi të gatshëm në një simpozium shkencor të tregojmë se Troja ka qënë Treva që përfshin “Qëndra e Ilirëve të Mirfilltë” dhe Ilioni është pikërisht Lisi.

Jemi të gatshëm të tregojmë se si ky etnitet: Është i aftë të prodhojë këtë ngjarje, ta trajtojë në zhvillim me një psikikë të një botkuptimi krejtësisht të lashtë dhe krejtësisht të njëjtë me atë të Iliadës dhe të na tregojë edhe sot e gjithë ditën me po ata rapsodë që në mijra vargje e tregojnë ngjarjen: – me të njëjtën teknikë të ndërtimit të vargut, -me të njëjtën metodikë të shikimit të ngjarjes dhe të personazheve dhe marrëdhënjeve midis tyre, – me të njëjtën psikikë të arsyetimit të vullneteve që bëjnë fakt ngjarjen, gjë e cila është kaq e pranishme në Iliadë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here