Zgjimi me dhimbje stomaku mund të jetë për shkaqe të ndryshme, ku rasti më i mirë është sinjalizimi i trupit se është koha për të ngrënë mëngjes.

Disa nga shkaqet se pse mund të zgjohen njerëzit me dhimbje stomaku dhe se çfarë mund të bëjnë:

Mund të vuajnë nga refluksi i stomakut

Nëse zgjohen shpesh me shije acidi në gojë, dhimbje barku, mund të kenë sëmundjen e refluksit të stomakut.

Kjo ndodh kur një pjesë specifike në ezofag që pengon lëngjet e sistemit tretjes të kalojnë lartë, dobësohet ose relaksohet kur nuk duhet.

Shenjat përfshijnë:

Djegie në gjoks ose në pjesën e sipërme të barkut.

Ndjenja e kalimit të ushqimit, lëngjeve ose përmbajtjeve të tjera të stomakut në gojë ose në fyt.

Vështirësi në gëlltitje.

Si mund të veprohet?

Duhet ruajtur peshën e duhur trupore.

Shmangia e ushqimeve nxitëse si p.sh. ato me aciditet të lartë, ushqimet pikante, agrumet, çokollatën, kafenë, qepët, nenexhikun dhe pijet me gaz.

Nuk duhet konsumuar ushqim dy deri në tre orë para gjumit.

Vënia e kokës gjatë natës në një jastëk shtesë.

Konsumimi i vakte të vogla dhe të shpeshta gjatë gjithë ditës.

Shmangia e alkoolit dhe duhanin, veçanërisht para gjumit.

Mund të kenë sindromën e zorrës së irrituar

Zgjimi me ndjesinë e therjeve në stomak dhe një dëshirë të papritur për të shkuar në tualet, shkaku mund të jetë pikërisht ky.

Hulumtimet sugjerojnë një lidhje midis ankthit dhe depresionit me këtë sindromë.

Simptomat mund të përfshijnë dhimbje barku dhe fryrje, si dhe ndryshime në lëvizjet e zorrëve, duke përfshirë diarre ose kapsllëk.

Çfarë mund të bëhet?

Mjekët mund të sugjerojnë ndryshime në ushqim, cila përfshin shmangien e ushqimeve me qumësht, grurë, ëmbëlsues artificialë dhe disa fruta dhe perime.

Ndryshime në stilin e jetës duke përfshirë mjekimin, probiotikët dhe trajtimin e shëndetit mendor. /Agroweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here