Kam mësuar gjuhën angleze për të mësuar gjuhën greke” ka thën Maria Efthimiou, profesoreshë e historisë në Universitetin e Athinës.Ndërsa po mësoja fëmijët grekë, fëmijët shqiptarë më mësonin gjuhën shqipe.
NGA BEQIR SINA
Maria Efthimiou, profesoreshë e historisë në Universitetin e Athinës, të cilës i është dhënë edhe një çmim nderi nga Presidenca Greke, është e angazhuar në mësim e historisë greke dhe në fusha të shumta, ku ajo jep edhe ndonjë një leksion mbi arvanitët (shqiptarët) në Greqi.
Sipas, medias sociale thuhet se pa bërë dallime të përbashkëta terminologjike, shqip ose arvanitas, Efthimiu, ka folur këto ditë në një auditorium në Athinë, për rolin e tyre dhe faktin se gjuha shqipe në Greqi para dy shekujve ishte gjuha e parë në disa rajone.
Një moment interesant që ajo tregon në këtë leksion mbi arvanitët (shqiptarët) në Greqi, është edhe ky fakt nga hapja e shkollave në gjuhën greke për fëmijët e Arvanitave në ishullin e Specas, ku njëri prej mësuesve, thotë ajo shkroi se “Ndërsa po mësoja fëmijët grekë, fëmijët shqiptarë më mësonin gjuhën shqipe”.
“Kam mësuar gjuhën angleze për të mësuar gjuhën greke” ka thën Maria Efthimiou, profesoreshë e historisë në Universitetin e Athinës, të cilës i është dhënë edhe një çmim nderi nga Presidenca Greke, duke shtuar se :” Leksioni ka vlerën e vet të komunikimit, nuk shihet si shmangie komplekse, as që të anashkalojë apo edhe të jetë i ɠȅɳɉesɧʈȅɾʈ, që ne kemi mësuar të mendojmë si kritere me të cilat punojnë historitë tona fqinje”, shprehet ajo.