Shurupi të cilin do t’ua prezantojmë sot, secili duhet ta ketë në shtëpitë e tyre. Për shkak të benefiteve të shumta që mund të ketë. Përmban përbërës të lirë, dhe që mund të gjinden e të përgatiten lehtë.
Shurupi bazohet në uthull molle, mjaltë dhe hudhër. Secili përbërës është I fortë vet, por efektet e tyre rriten kur përzihen së bashku.
Konsumimi I këtij shurupi për cdo ditë do të ngritë sistemin tuaj imunitar dhe do të ulë tensionin e lartë të gjakut, po ashtu nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.
Ky shurup po ashtu do të ndihmojë trupin tuaj të luftojë infeksionet dhe gripet si dhe të ulë inflamacionet si artriti.
Ja se si duhet ta përgatisni shurupin nga hudhra:
200 ml uthull molle;
200 ml mjaltë;
8 thelpinj hudhre.
Mënyra e përgatitjes:
Shtypni thelpinjtë e hudhrës, pastaj shtoni mjaltin dhe uthullën e mollës dhe përzini për 15 sekonda. Këtë përzierje futeni në një tjegull xhami, mbylleni dhe mbajeni në frigorifer për 5 ditë. Hapeni çdo ditë dhe përzieni. Dhe pas 5 dite shurupi juaj do të jetë gati.