“Takija është veshja më e hershme e kokës e burrave në Myzeqe, që ruan trajtat fillestare të formës dhe punimit, pa pasur ndryshime në formën e përmbajtjen e saj si në prerjen, qepjen apo ngjyrën.

Takija për myzeqarin ishte një symbol jo vetëm i krenarisë, por edhe i qëndresës. Ai nuk lejonte t’ia shkelte njeri me këmbë, t’ia hiqte nga koka apo t’ia shante.

Takija ka qënë pjesë e pandarë e tërësisë së veshjes origjinale, e të gjithë veshjes së myzeqarit si dhe tipike për të identifikuar nga pamja e jashtme banorët e kësaj treve. Myzeqari nuk e hiqte për asnjë çast nga koka. Mund ta hiqte vetëm kur dilte në valle: e mbante në dorë dhe e tundtte sipas ritmit të daulles, si ta kishte shami dore dhe kjo kur gëzimi i tij arrinte kulmin.”

“Veshjet e kokës së burrave në Myzeqe” nga Faik Pajolli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here