Naser Ferri

Në fshatin Çallapek të Lugut të Baranit afër Pejës në vitin 1961 rastësisht ishte zbuluar një thesar (depo) me me mbi 500 monedha ilire prej argjendi me peshë 2,98 deri në 3,20 gr.Në avers (faqe) eshte paraqitja e lopes me viç ndërsa në revers (shpinë) eshte mburoja ilire dhe mbishkrimi APOL.

Monedhat janë prerë në ofiqinat monedhaprerëse të Apollonisë së Ilirisë.Këto monedha janë të tipit të njohur si “drahma ilire” .

Kronologjikisht monedhat i përkasin shekujve II dhe I para erës sonë dhe në këtë kohë qarkullonin nëpër Ballkan e madje edhe në Panoni e në Daki dhe përdoreshin si valutë universale ngjashem me euron sot.

Sipas gjasave thesari është fshehur në rast të ndonjë rreziku (luftë, epidemi apo fatkeqesi elementare) dhe pronari nuk është kthyer kurre për ta rimarrë atë.

Për fat të keq këto monedha janë shitur dhe sot 477 prej tyre gjenden ne Muzeun Popullor (Narodni Muzej u Beogradu) dhe janë bërë pjesë e koleksionit numizmatik të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here