Natyra shpeshëherë na befason edhe për të keq, anipse bukuria që krijon ajo është e jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Metro.’
Bolton Strid në shikim të parë duket si një përrua i parrezikshëm, por në fakt ai është një kurth klasik i krijuar nga natyra.
Bolton Strid, në fakt, është vetëm një pjesë e lumit të parrezikshëm, Wharfe, i thellë 6 metra, i cili rrjedh nëpër Yorkshire të Anglisë. Mirëpo, kur ky lumë vjen pranë abacisë së Boltonit, duket sikur ndërron anën dhe gjerësia e tij bëhet përnjëherë thellësia e tij.
Në këtë zonë, lumi Wharfe (ku njihet me emrin Bolton Strid dhe ku e quajnë përrua dhe jo lumë) është i gjerë deri në 2 metra, andaj dhe duket si një përrua i zakonshëm – mirëpo rrymimi i ujit është shumë i fortë, ndërsa thellësia… ende e panjohur.
Edhe pse pranë përroit ekzistojnë shumë shenja që paralajmërojnë rrezikun, herë pas here shënohen rastet kur njerëzit bien në të, por, fatkeqësisht, asnjëherë nuk është shënuar ndonjë rast që dikush të ketë shpëtuar.