Kur mendoni për mikrobet, ju shkojnë në mendje disa vende të ndryshme të pista si banjat, tualetet, tualetet publike, kamionët që mbledhin mbeturinat etj. Mirëpo duke parë në shtëpinë tuaj, mund të mendoni se keni mikrobe në çantë, në këpucë, garazh etj., shkruan pernenat.al.
Por cilat janë objektet që janë të dëmshme dhe e vënë fëmijën tuaj në rrezik për t’u infektuar?
Si prindër, ju bëni çdo përpjekje të mundshme për ta mbajtur fëmijën të pastër, të sigurt dhe larg mikrobeve. Por pavarësisht kësaj fëmijët sëmuren shumë shpesh! Diarre, probleme me stomakun, skuqje të lëkurës… ne mendojmë se këto janë sëmundje normale “të foshnjave”. Por, çfarë nëse këto infeksione po shkaktohen nga disa vende në shtëpinë tuaj?
Më poshtë ju tregojmë një listë me vendet dhe gjërat më të pista në shtëpi.
Celulari
Mos na tregoni por pyesni veten: A nuk e mbani gjithnjë telefonin me vete? I njëjti telefon që ju merrni kudo i bën video dhe bebes. Celulari ynë është me ne nëpër zyra, sallat e konferencave, banjo, në dhomat e fëmijëve por edhe në qendrat tregtare, palestra, restorante e kudo tjetër. Çfarë duhet të bëni? Para së gjithash, duhet të ndaloni mbajtjen e telefonit tuaj kudo! Së dyti, është më mirë të mos mbani mbrojtëse telefoni pasi ato mbledhin më shumë pluhur dhe papastërti sesa vetë telefonat. Nëse përdorni një mbrojtëse sigurohuni që të merrni një të re çdo muaj, gjithashtu pastroni telefonin me një leckë të butë dhe të pastër të paktën njëherë në ditë.
Çanta
Të gjitha llojet e çantave që ju mbani: qese ushqimore, çanta për pazar, kuleta, dhe po, edhe çanta e foshnjës mbajnë mikrobe. Çantat e femrave shkojnë kudo me to dhe sipas një studimi të fundit çantat janë më të pista edhe se lavamani juaj. Lani çantën tuaj rregullisht dhe me rregullisht nënkuptojmë çdo dy javë. Përdorni çanta të ndryshme për të blerë gjëra të ndryshme – një për sendet ushqimore, një për perimet dhe një të veçantë për të gjitha sendet e foshnjës. Përdorni një pastrues të mirë për të larë çantat.
Peshqiri që than pjatat
Ne tentojmë t’i mbajmë enët e kuzhinës sa më të pastra; kjo vjen si një instinkt. Por sa prej nesh i kushtojmë vëmendje peshqirit të kuzhinës që përdorim për të tharë pjatat? Peshqirët janë një nga artikujt më të lënë pas dore në kuzhinë. Lani peshqirin tuaj të kuzhinës çdo ditë. Ndryshoni të gjithë peshqirët e kuzhinës çdo tre muaj dhe blini të reja. Përdorni peshqir të veçantë për enët e foshnjës.
Telekomanda e televizorit
Telekomandat përdoren nga të gjithë TV ata që hyjnë në shtëpi – miqtë, familja, të afërmit, të gjithë. Shumica e njerëzve kujdesen më tepër kur përdorin telefonat e tyre, iPads, etj. Por telekomandat merren në mënyrë shumë të shkujdesshme, ato përdoren gjithmonë, kur jemi duke ngrënë, duke punuar në kuzhinë, duke pastruar shtëpinë, etj. Pastrojini këto pajisje edhe pse duken të pastra me një leckë të pastër çdo ditë. Ju mund të përdorni edhe një lëng pastrues për t’i fshirë.
Çelësat e sobës
E gjithë yndyra, ngrohja, vaji, lëngjet që derdhen në kuzhinë normalisht depozitohen edhe në çelësat e sobës. Ato janë vendi më i lënë pas dore në kuzhinë dhe duke qenë se duart tona prekin direkt ushqimin pasi kemi fikur çelësin, mikrobet shkojnë në ushqim. Pastroni sobën tuaj, dhe sidomos çelësat e sobës, të paktën çdo dy ditë. Kini kujdes dhe sigurohuni që të fikni rubinetin e gazit gjatë pastrimit të sobës.
Mbulesat dhe perdet
Ne i mbulojmë krevatet, jastëkët, peshqirët etj me mbulesa por kur ishte hera e fundit që i keni larë mbulesat dhe perdet tuaja? Perde kanë tendencë për të vepruar si filtra – ato ruajnë sasinë më të madhe të pluhurit që vjen nga jashtë dritares duke qenë kështu një burim i mikrobeve. Zgjidhni perdet që janë të lehta për t’u larë dhe me ngjyra të lehta. Ne tentojmë të marrim perde më të errëta, sepse nuk bëhen lehtë pis por e vërteta është se ne nuk e shohim se sa pis bëhen. Ngjyrat e zbardhura kuptohen më lehtë kur bëhen pis dhe kur jo.
Tastiera kompjuterike
Njëlloj si telekomanda e televizorit, tastiera e kompjuterit dhe mausi përdoren pa kujdes, pasi kemi ngrënë, pasi kemi prekur gjëra të tjera. Pjesa më e vështirë dhe që mbledh më shumë papastërti është pjesa e butonave që mbledhin edhe grimca ushqimi. Gjithmonë përdorni një sterilizues për duart para se të hani ushqimin që keni porositur. Sigurohuni që keni larë duart sapo keni hyrë në shtëpi dhe mos lejoni që fëmija juaj të prekë direkt gjërat që keni sjellë nga jashtë pa i larë më parë ato.