Si sot, në vitin 1931, u mbajtën zgjedhjet e para për deputetë të Mbretërisë së Jugosllavisë, pas shpalljes së saj në vitin 1929. Ato kaluan pa asnjë kandidaturë dhe zgjedhje të asnjë deputeti shqiptar!
Zgjedhjet në fjalë ishin në thelb zgjedhje formale parlamentare në të cilat u shfaq vetëm një parti, Demokracia Punëtore-Fshatare Jugosllave e regjimit, e cila më vonë u quajt Partia Kombëtare Jugosllave, nga e cila u zgjodhën 305 deputetë, shumica prej tyre të përkatësisë serbe. Pa asnjë kandidaturë dhe zgjedhje të asnjë deputeti shqiptar.
Në këtë kontekst, organizimi i zgjedhjeve në Kosovë është bërë në mbështetje të ndarjes së Kosovës në 3 banovina: Banovina e Zetës (Qarku i Pejës, Qarku i Mitrovicës, Qarku i Gjakovës, Qarku i Drenicës dhe Qarku i Istogut). Banovina e Vardarit ( Qarku i Prishtinës, Qarku i Prizrenit, Qarku i Gjilanit, Qarku i Ferizajt dhe Qarku i Kaçanikut), si dhe Banovina e Moravës (Qarku i Llapit me seli në Podujevë)!