Një nga figurat kryesore të lëvizjes romantike, Lord Bajroni konsiderohet si një nga poetët më të mëdhenj të historisë angleze dhe një nga albanofilët më të mëdhenj, fisniku aventurier që u dashurua me Shqipërinë.

Gjatë vitit 1809, ai udhëtoi në Shqipëri ku vizitoi vende të shumta dhe njohu njerëz e fisnikë të shumtë shqiptarë, mes tyre dhe Ali Pashë Tepelenën.

Në një letër dërguar nënës së tij më 12 nëntor 1809, Bajroni për shqiptarët shkruan:

“…Shqiptarët janë trima, shumë të ndershëm e besnikë, ndoshta janë raca më e bukur në botë nga tiparet, gratë e tyre janë dendur të bukura. Shqiptarët me petkun e tyre (me më të bukurin në botë) japin një nga pamjet më madhështore… I dua shumë shqiptarët. Nuk janë të gjithë myslimanë, disa nga fiset janë të krishtera, porse feja nuk i bën të ndryshojnë zakonet dhe sjelljet e tyre…

…Kurrë nuk më humbi gjë dhe më ftonin gjithmonë të shtrohesha në sofrën e tyre. S’kam një javë që një kryeplak shqiptar (çdo fshat ka kryeplakun e tij), pasi na ndihmoi të dilnim prej luftanijes turke në rrezik, na ushqeu e na mbajti në shtëpinë e tij, në asnjë mënyrë s’deshi ta pranonte shpërblimin tim, dhe kur ju luta të pranonte pak para, mu përgjigj: ‘Dua të më duash, jo të më paguash’…

…Kam disa petka shqiptare madhështore, e vetmja plaçkë e shtrenjtë në këtë vend. Kushtojnë 50 ginea secila, dhe kanë aq flori të qëndisur sa në Angli mund të kushtojnë 200 ginea…”

📸 Portret i Lord Bajronit në veshje shqiptare (Lord Byron in Albanian dress) nga Tomas Filips, 1813

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here