Sipas një hulumtimi etnografik, të kryer mes viteve 1950-1960 nga studiuesi malazez Milisav Lutovac, Rozhaja dhe rrethi i saj kishte 2097 shtëpi. Prej tyre, 1409 ishin me origjinë nga Kuçi, Kelmendi, Hoti, Rugova, Malesia dhe Rrafshi i Dukagjinit, derisa 687 tjera nga ajo pjesë që në literaturën ballkanike njihet nën emrin “Brda” ku komponenta shqiptare është mjaft e fuqishme.

Në këtë kontekst, origjina shqiptare e boshnjakëve të kësaj krahine nuk është hipotezë e ngritur në mënyrë subjektive nga studiuesit shqiptarë, por teori shkencore e ardhur fillimisht nga vetë studiuesit malazezë. Në një kohë kur ne nuk shkruanim e flisnim asgjë mbi këtë çeshtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here