Ish-duhanpirësit duhet të presin një kohë të gjatë pasi ta lënë duhanin që rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru të kthehet në normalitet, ka zbuluar një studim i ri.

Disa kërkime të mëparshme kanë treguar se rreziku i sulmit në zemër stabilizohet rreth pesë vjet pas lënies së duhanit, por studimi i ri thotë se duhen 15 vjet. Pas analizimit të të dhënave nga 8700 njerëz të ndjekur gjatë dekadave, studiuesit në Universitetin Vanderbilt në Tenesi arritën në përfundimin se duhet më shumë se një dekadë për të zhbërë dëmin që nikotina dhe kimikatet e tjera në cigare i bëjnë zemrës. Zemra dhe enët e gjakut shërohen më shpejt nga dëmtimi i cigares sesa mushkëritë, tha autorja e studimit Meredith Duncan.

Sëmundjet e zemrës janë vrasësi numër një në të gjitha vendet e botës dhe një nga faktorët kryesorë që kontribuojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e tyre janë cigaret.

“Megjithatë, ne nuk kemi shumë të dhëna se çfarë ndodh saktësisht te njerëzit që kanë pirë cigare për një kohë shumë të gjatë”, thotë Duncan.

Megjithatë, u deshën 16 vjet për ta lënë duhanin për ta kthyer shëndetin kardiovaskular të ish-duhanpirësve në atë të joduhanpirësve.

“Tek njerëzit që kanë qenë duhanpirës të rëndë për një kohë të gjatë, mund të ndodhin ndryshime në zemër dhe mushkëri që këto organe nuk mund të kthehen kurrë plotësisht në normalitet,” thotë Duncan.

Tek njerëzit që kanë qenë duhanpirës të rëndë për një kohë të gjatë, mund të ndodhin ndryshime në zemër dhe mushkëri që këto organe nuk mund të kthehen kurrë plotësisht në normalitet,” thotë Duncan.

“Është e rëndësishme të mbani mend se rreziku i sulmit në zemër dhe formave të tjera të sëmundjeve kardiovaskulare sigurisht që zvogëlohet pas lënies së duhanit dhe ky është përfundimi kryesor i këtij studimi.

Disa pasoja pozitive të lënies së duhanit ndihen menjëherë.

Vetëm 20 minuta pas shuarjes së cigares së fundit, rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut kthehen në normalitet. Rreth 12 orë më vonë, niveli i monoksidit të karbonit bie në një nivel kaq të ulët sa që është pothuajse i pazbulueshëm në trup. Një javë më vonë, rreziku i një ataku në zemër zvogëlohet sepse zemra dhe enët e gjakut nuk janë më të ekspozuara ndaj kimikateve që mund të shkaktojnë mpiksje gjaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here