Tarraca nuk duhet të jetë gjithmonë e bukur

Kur fillon koha e ftohtë, ballkonet tona bëhen të pikëlluara dhe vende të pajetë, sepse lulet i fusim brenda, andaj tarracat janë të zbrazëta deri në pranverë. Mirëpo, për këtë ka një zgjidhje.

Në periudhën e ftohtë të vitit ka mundësi kultivimi të bimëve në ballkone, domethënë në ambient të hapur.

Nëse ngricat janë tepër të mëdha, bimët megjithatë duhet mbrojtur nga të ftohtit ose me mbulim me folie mbrojtëse apo me mbulesa pëlhure, transmeton Telegrafi.

Për të mos mbetur uji në saksi dhe të ngrihet, patjetër duhet bërë drenazhim. Masat e këtilla mundësojnë dimërim të bimëve me gjelbërim të përhershëm që lulëzojnë në ballkon.

Ka lule rezistuese ndaj ngricave, të cilat në dimër tërheqin vëmendjen me dukjen e tyre në ballkone.
Shkurre e preferuar është Bima e Krishtlindjeve (Ilex aquifolium) me kokrra e tyre të kuqe.

Edhe shkurret me gjelbërim të përhershëm nga familja Pernetia gjithashtu kanë kokrra shumëngjyrëshe dhe fletë të gjelbra me shkëlqim.

Një nga lulet më të famshme të dimrit është Erica (Calluna vulgaris) – e cila lulëzon në nuancat më të larmishme të ngjyrave pikërisht në muajt e dimrit. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here