Historia e Luftës së Dytë Botërore vazhdon të mbahet e fshehur nga gjeneratat e reja në Republikën e Kosovës.
Arsyet e këtij trajtimi kërkojnë analizë të detajuar, duke filluar nga synimet e tashme për të mbajtur gjallë lidhjet vrastare të komunistëve shqiptarë me çetnikët serb të Beogradit, e duke vazhduar me faktin se këta i bashkoi dikur dhe i bashkon edhe sot urrejtja e madhe ndaj Kosovës. Ekzistenca e Kosovës si shtet dhe shoqëri që krijon vlera, e rrezikon seriozisht projektin për nënshtrim, përdorim si dhe për dominim e sundim që shpeshherë merr edhe ngjyra religjioze.
Kosova e ka për detyrë të çlirohet edhe në fushat tjera ku sundimi i pushtuesve ende nuk ka marrë fund, e veçanërisht në Institutin e Historisë dhe në Akademinë e Shkencave.
Ja një dokument se si janë autorizuar vrasjet e luftëtarëve të lirisë, Shqipërisë etnike e demokratike.