Një imazh i ri i kozmosit shfaq në të mbetjet “fantazmë” të një ylli gjigand.

Struktura fijezore rozë, e spërkatur edhe nga ngjyra portokalli është gjithë çka mbetur nga një yll i madh që u shua nga një shpërthim i fuqishëm rreth 11.000 vjet më parë.

I quajtur Vela, mbetjet që shfaqen në foto janë mjaftueshëm sa për të nxënë 9 hëna dhe e gjithë reja është më e madhe se aq.

Kjo “gërmadhë” yjore është një ndër më të afërtat me Tokën, vetëm 800 vite dritë larg. Për ta krahasuar, “Shtyllat e krijimit”, imazhi i fundit i të cilave u publikua më herët në Tetor, ndodhen 6500 vite dritë larg./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here