Nga Artan Shkreli: Angjelina është një shenjtore e Kishës Ortodokse, të cilën sllavët e nderojnë posaçërisht.

U lind në Berat me prinder princin e madh arbër Gjergj Aranitin dhe fisniken e pasur Marie Muzaka. Motër e vogël e Donikë Kastriotit, gruas së Skënderbeut, Angjelina u edukua në kurtin arbëror me virtytet më të larta të kohës për një vajzë.

U martua (v. 1461), në kombinim aleance antiturke, me princin trashëgimtar të Despotatit të Serbisë Stefan Brankoviçin, i cili u strehua një periudhë në Arbëri e më pas në Itali ku vd.iq herët (v. 1476).

Themeluese, me ndihmën e mbretit hungarez Matthias Corvinus, e manastirit të Krushedolit, u shpall më pas shenjtore në Mitropolinë Hungaro-Vllahe që udhëhoqi i biri (edhe ai shenjtor).

Vd.iq në dekadën e dyte të ‘500. Me shndrrimin më vonë të kësaj mitropolie në Mitropolinë e Beogradit, serbët e quajten “Angjelina e Serbisë” dhe i dhanë titullin “nënë”. 30 korriku është dita e saj si pajtore e mëmave, dhe vecanërisht e kujt quhet Angjelinë, Anxhe, Gjelë e Linë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here