ORIGJINA ILIRE E EPIROTËVE: MESAPËT E ITALISË JUGORE, ISHIN KAONË.
Kemi edhe një të dhënë tjetër që përforcon gjithashtu tezën e origjinës ilire të epirotëve. Mesapët e Italisë së Jugut, origjina e tyre ilire tashmë është pranuar, që u hodhën në brigjet italike në periudhën midis fundit të mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit të parë p.e. sonë, sikurse tregon edhe emri i parë nuk janë gjë tjetër veçse kaonë.
Ata çuan në vendet ku u ngulën një kulturë materiale të re, të ngjashme me atë që është zbuluar në disa qendra të Ilirisë së jugut dhe lëvruan atje edhe zakonet e gjuhën e tyre.
FB: @Thënie për shqiptarët
__________
Titulli: Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve, sesion shkencor, 3-4 mars 1969
Redaktor: Muzafer Korkuti, Skënder Anamali
Botues: Universiteti Shtetëror i Tiranës. Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, 1969