Ndiqni disa hapa të zakonshëm

Çdo amvisë e di që leckat e kuzhinës më vështirë lahen, sepse në to gjithmonë mbeten gjurmë të gatimeve dhe njolla nga pastrimi.

Megjithatë, ka mënyra si t’i eliminoni njollat dhe gjurmët e yndyrave, dhe që leckat sërish të jenë të pastra dhe pothuajse si të reja.

E gjitha që ju nevojitet të bëni është që t’i ndiqni disa hapa dhe t’i lani në këtë mënyrë, transmeton Telegrafi.

Ju nevojiten:

▪ 1 enë e madhe me ujë,
▪ 2 lugë supe vaj ushqimi,
▪ 5 lugë zbardhues rrobash,
▪ 1 gotë detergjent pluhur për rroba,
▪ 2 lugë sodë bikarbonati.

Ujin në enë nxeheni derisa të vlojë, pastaj hiqeni nga shporeti. Të gjithë përbërësit e tjerë përzieni, pastaj hidhni në ujë dhe fusni leckat.

Enën mbulojeni dhe lëreni që uji të ftohet, pastaj leckat nxirrni, fërkoni pak dhe shpëlani.

Pas këtij veprimi, mund t’i njomni në enë me ujë të pastër, në të cilin më parë keni tretur dy lugë sodë bikarbonati dhe i lini të qëndrojnë disa orë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here