Lufta e Vlorës u zhvillua në vitin 1920 mes Shqipërisë dhe Italisë. Lufta zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin e Vlorës nga copëtimi total që do i bënin pushtuesit italianë. Lufta filloi më 4 qershor pasi gjenerali italian Settimo Piacentini refuzoi tja dorëzonte Vlorën qeverise shqiptare. Ahmet Lepenica u bë komandanti i përgjithshëm i përbërë nga rreth 4000 burra. Kryengritësit shqiptarë ishin të armatosur dobët dhe jo të gjithë mbanin edhe armë. Në Vlorë ishin rreth 25,000 ushtarë italianë të cilët ishin vendosur në zonë me artileri. Shqiptarët u angazhuan në luftime në rajonin e Vlorës dhe shumë shpejt u mbështetën nga vullnetarët në rajon. Kjo rriti përmasat e forcës në numrin zyrtar prej 10,000. Sidoqoftë gjatë kursit të luftës jo më shumë se 4,000 shqiptarë u angazhuan. Përparimi i trupave shqiptare, si dhe lëvizjet revolucionare komuniste dhe trazirat brenda ushtrisë në Itali e bënë të pamundur përforcimin e ushtarëve italianë në Vlorë. Morali u thërrmua në mesin e ushtarëve italianë të barrikaduar brenda Vlorës, pa urdhra dhe me malarjen dhe agjitacionin komunist duke u përhapur midis radhëve. Më 2 gusht 1920, u nënshkrua protokolli shqiptaro-italian nën të cilin Italia do të tërhiqej nga Shqipëria. Kjo i dha fund pretendimeve italiane për Vlorën dhe një mandati mbi Shqipërinë, duke shpëtuar territorin e shtetit shqiptar nga ndarja e mëtejshme. Një armëpushim u njoftua më 5 gusht, duke i dhënë fund të gjitha armiqësive Italo-Shqiptare. Pas 3 muajsh nje marrveshje armepushimi mes Italise dhe Shqiperise qe kishte keto pika: 1. Italia te njihte pavarsine dhe territoret e Shqiperise. 2. Qeveria italiane te hiqte dore nga te gjithe pretendimet mbi territoret shqiptare. 3. Rane dakort qe qeveria italiane te merrte te gjithe materialet e luftes ne territoret shqiptare dhe te terhiqte te gjithe trupat pervec atyre ne ishullin Sazan. 4. Do te zhvillohej nje shkembim i te burgosurve dhe zgjidhjen e ceshtjeve me interesa private nga te 2 palet. Ishte akti i pare diplomatik mes Shqiperise dhe nje fuqie te huaj. Mussolini e pershkruajti humbjen ne Vlore si “Caporetton e Shqiperise”.