Në çatitë e barrios të një pasditeje të nxehtë në Medellin u shkrep kjo foto ikonike. Por vetëm 24 orë më herët, gjërat ishin shumë, shumë ndryshe. 24 orë para vdekjes së tij, mbreti i kokainës-s po festonte ditëlindjen e tij, por jo në mënyrën se si e kishte festuar atë për 16 vitet e mëparshme si bos droge, ose 43 vitet e mëparshme të jetës së tij si një person relativisht i lirë. Relativisht i lirë sepse Don Pablo kishte kohë që ishte në arrati. Nga viti 1983 deri në 1991 bosi i drogës luajti një lojë të kujdesshme dhe kryesisht të dhunshme fshehjeje dhe kërkimi, me qeverinë kolumbiane duke i rezistuar çdo përpjekjeje për ekstradim në SHBA. Escobar vrau mijëra civilë, urdhëroi ekzekutimin e 250 policëve në Medellin, mori jetët e dy politikanëve të rëndësishëm kolumbianë, rrëmbeu vajzën e një ish presidenti dhe hodhi në erë një aeroplan civilësh në 1989 pasi dyshonte se një politkan jo-bashkëpunues ndodhj në të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here