6.1 C
Pristina
Friday, July 1, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Holodomor: Kur Stalini përdori urinë për të nënshtruar ukrainën?

Holodomor: Kur Stalini përdori urinë për të nënshtruar ukrainën?

NGA: HAMDI RAFUNA

-Mizoritë e luftës në Ukrainë ngjallin kujtime të forta kur Kremlini në fillim të viteve 1930 e detyroj “shportën e bukës sovjetike” kah pragu i kanibalizmit?? -Nëna n’a dha udhëzime të rrepta që të mos largoheshim shumë larg nga shtëpia, sepse kishte raste që fëmijët i vjedhnin dhe ua gatuanin mishin!!

-Uria ishte mizore, tha dëshmitarja bashkëkohere Nadia Tkachenko në Qendrën Kanadeze Holodomor në 2008.

-Në Ukrainë, emri është i njohur por fatkeqësisht nuk ka fituar terren jashtë kufijve të vendit. Holodomor është një t’kurrje e shprehjes “moryty holodom”, që do të thotë “vdekje nga uria” dhe vitet 1932-1934 ishin një tjetër kapitull i errët në historinë midis ukrainasve dhe fqinjit të madhë në lindje, Rusisë!

Fëmijët janë vjedhur!

-Sapo dola në rrugë, prindërit u inatosën me mua. Kjo ishte për shkak se fëmijët ishin rrëmbyer. Më vonë zbuluam se fëmijët u vodhën dhe u bënë pure schnitzel dhe burek, kujton Nina Kohut. Ajo ishte 8-10 vjeç gjatë urisë më të keqe dhe jetoj në Odesë gjatë zisë së bukës. Asaj i kujtohet veçanërisht mirë një episod kur po zbriste te tezja e saj, e cila jetonte disa shtëpi më poshtë rrugës ku ajo banonte! Më duhej të ecja shpejt edhe kur isha afër shtëpisë kur një burrë u përpoq të fliste me mua dhe më kapi nga krahu. Unë për pak arrita të largohesha dhe kur e pashë në fytyrë, sytë e tij ishin krejtësisht të qelqtë. Kam dëgjuar se njerëzit që hanë mish njeriu bëhen si kafshë. Ata marrin një pamje tjetër. Burri tha se po t’i tregoja dikuj, ai do të më vriste mua dhe gjithë familjen time. Isha tepër e frikësuar, kujton ajo!

  • “Njerëzit e drejtë vdiqën të parët! Ata që nuk donin të vjedhnin apo prostituonin vdiqën! Ata që ushqenin të tjerët vdiqën! Ata që refuzuan të hanë kufoma vdiqën! Ata që nuk vranë bashkëqytetarët e tyre vdiqën! Prindërit që u mbrojtën kundër kanibalizmit vdiqën para fëmijlve të tyre! ”,
    kështu e përmbledhë situatën Timothy Snyder në librin Bloodlands.

-Kishte histori të t’merrshme nga njerëzit kur kishin zbuluar një gisht dhe një gozhdë në një byrek me mish që shitej në treg! Njerëz të vdekur të uritur shtriheshin të shpërndarë rrugëve. Zia e bukës preku edhe pjesë të tjera të Bashimit Sovjetik, por ishte Republika Sovjetike e Ukrainës ajo që përjetoj kufizimet më të ashpra. “Shporta e bukës së Bashkimit Sovjetik”

-Ukraina ishte shporta e bukës së BS, me sipërfaqe të mëdha toke bujqësore të përshtatshme për drithërat!
-Plani pesëvjeçar i Josef Stalinit nga 1928-1932 ishte industrializimi dhe drejtimi i komunitetit të biznesit. Kjo do të thoshte se bujqësia duhej të kolektivizohej dhe se fermerët mbetën pa tokën e tyre, pa kafshët e tyre! U krijuan ferma të mëdha shtetërore dhe më pas këta, fermerët u detyruan të punojnë në tokëne vet, si punëtor ditor..

-Kjo provokoj kryengritje të vazhdueshme fshatarësh dhe se disa studiues besojnë se zia e bukës erdhi si pasojë e kërkesave të shtuara për kuotat e prodhimit, thjeshtë, ishte një akt i qëllimshëm politik për të shfarosur lëvizjen për pavarësinë e Ukrainës. Ukrainasit e dëshpruar nuk morën ushqim, nuk mund të iknin nga vendi, dhe nga fshatrat sepse autoritetet sovjetike parandaluan përhapjen e informacoinit rreth mizorive në regjionet e tjera të Bashkimit Sovjetik dhe pjesë të tjera të botës.

-Fermat e mëdha shtetërore duhej të jepnin rendimente edhe më të mëdha drithi, gjë që kjo nuk u arrit. Në vend që këto rendimente të shkonin për të ushqye njerëzit e vendit, gruri u eksportua jashtë vendit për të financuar industrializimin në shkallë të gjerë të bashkimit. Njerëzve në Ukrainë dhe në pjesën tjetër të BS iu tha se kjo ishte për shkak se të korrat dështuan, edhe pse kishte mjaftë grurë. Gruri, thjeshtë nuk iu kthye popullatës. Shumë drithë humbi si resultat i administrimit të dobët, ashtu që sasi të konsiderueshme nuk u korrën kurrë nga fermat gjigante por të rrëmujshme shetërore!
-Kam pa kufoma njerëzish të vdekur nëpër rrugë! Ngarkoheshin në kamion sikur të ishin trungje. Thuhet se trupat i kan dërgue në periferi të qytetit ku janë djegur në një gropë të madhe. Njerëzit nuk kishin asgjë për të ngrënë dhe vdisnin nga uria, kujton 94 vjeçarja Oleksandra Jamniuk në vitin 2008. Ajo ishte adoleshente në Khatkiv në kohën e Holodomor.

-Vetën kur mbërrini në qytetin e atëhershëm polak të Lvivit, katër vjetë më vonë, mësoj se nuk bëhej fjalë për dështimin e korrjes, po se ishte një veprim i qëllimshëm nga Kremlini!

-Në Ukrainë, janë zbuluar varreza masive nga koha e Stalinit.
-Nga viti 1932, vjedhja e ushqimit (drithit) dënohej me vdekje ose dhjetë vite burg.

-Stalini e drejtoj luftën kundër “kullakëve”, pronarëve të tokave të vetëpunësuar. Këtu u përfshinë edhe fermerët e vegjël. Ata që rezistuan u dëbuen në Siberi ose u dërguen në kampet e punës. Njerëzit fshehnin ushqimin e bagëtinë! Ata që e groposnin grurin dhe misrin, dhe më në fund zbuloheshin përfundonin në Siberi. Një fqiu ynë kur paska ndërtue shtëpinë e paska bë njërin mur të dyfishtë dhe me një zgavër për të mbushë me misër dhe grurë! Kur autoritetet vërejtën se njëri murë ishte më i trashë se tjetri, ata e shpuan murin dhe nga aty filloj të rrjedhë gruri…E gjithë familja u internua në Siberi, kujton Rasia Macevko!

-Më kujtohen fqinjët tanë në vendlindjen qytetit Xhankoj. Burri i saj ishte anëtar i Partisë Komuniste dhe kishte një punë dhe ushqim. Për komunistët nuk kishte zi buke. Ata kishin punë dhe ushqim të mjaftueshëm, ata nuk e dinin se çka është uria! Por fshatarët e përjetuan varfërinë, përsëritë Pavlo Moreneci. Ai jetoj në Dzhankoy, një qytet në gadishullin e Krimesë gjatë zisë së bukës!

HOLOKAUSI I UKRAINËS!

-Më vonë kufijtë e Ukrainës u mbyllën, ashtu që ukrainasët e uritur të mos mund të largoheshin nga vendi, madje edhe nga zonat e goditura nga uria mbrenda vendit. Bashkimi Sovjetik vazhdimisht mohonte se kishte zi buke, si përballë qytetarëve të tij, ashtu edhe për ndërkombëtarët. Në Ukrainë, Holodomori shpesh krahasohet me Holokausin i cili ndodhi vetëm një dekadë më vonë. Disa ukrainas përjetuan si urinë ashtu edhe kampet naziste të përqëndrimit.

-Për Wasyl Wasko, Holodomor ishte më keq se sa kur ishte në kampin e përqëndrimit në Dachau. Po, po, vërtetë ishte keq sepse në Dachau merrnim ushqim në racione të pakta, por për çdo ditë.! Prandaj edhe e mbijetuam Dachaun! Viti 1933 ishte vit i tmerrit! Kjo ishte e planifikuar nga autoritetet….Në vetë Rusinë , nuk kishte zi buke, zi buke ishte në Kuban e Kazakistan! Edhe pse tokat ishin të kozakëve dhe ukrainasve, produktet n’a i muarën nga goja!

-Afër nesh, ishte një mulli madhështor. Treni transportonte grurë, e thekër në këtë mulli dhe pastaj bartej mielli për në Moskë e Leningrad.
-Kam marrë dëmshpërblim nga Gjermania për burgun në Dashau. Në të njëjtën kohë ata që u dërguan në mërgim në Siberi dhe gjetkë nuk kan marrë asgjë dhe se nuk do marrin kurrë një kopek të vetëm!

( Foto: Alexander Wieneberger) varreza masive në Kharkiv të Ukrainës…
-Vlerësimet se sa njerëz humbën jetën nga uria ( 2,6 milionë-4milionë të vdekur)!

-Bashkimi Sovjetik nuk e pranoj se kishte pasur zi buke deri në ditët e Glasnostit në fund të viteve 1980. Që nga shkapërderdhja e BS në vitin 1991, autoritetet ukrainase kanë qenë të preokupuara për njohjen e Holodomorit si gjenocid!

-Ndër të tjera, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkësia Europiane nga ana tjetër kan argumentuar se nuk përmbushen kërkesat e së drejtës ndërkombëtare për t’u quajtur gjenocid por duhet të konsiderohet si sulëm ndaj popullit ukrainas dhe një krim kundër njerëzimit.!!!
Vdekjet e shpërndara!

-Numrat e vdekjeve për shkakun e Holodomorit ndryshojnë shumë, por vlerësimi i shumicës së ekspertëve pajtohen se shifrat sillen nga 3- 4 milionë njerëz të vdekur! Popullsia rurale përfaqësonte numrin më të madhë të rasteve!

-Pas përfundimit të “krizës qëllimkeqe”, më shumë se 110,000 fermerë nga pjesë të tjera të Bashkimit Sovjetik u zhvendosën me forcë në zonë për të marrë përsipër punën në fermat e shkreta.

-Në një bisedë midis Winston Churchil dhe Josef Stalin në vitin 1942, Stalini thuhet se ka bërë një vlerësim se rreth 10 milionë “kulakë” u shtypën, sepse kundërshtuan kolektivizimin në gjithë Bashkimin Sovjetik! Në shifra thuhet se Stalini i ka përfshi të gjithë ata që u dëbuan me forcë për në Siberi…kampe përqëndrimi edhe nga pjesët e tjera të unionit!

-Holodomorin si gjenocid, e kan njohur 25 vende të botës. -Norvegjia nuk është në mesin e tyre!! Kur qështja u ngrit në Storting (Parlament) në vitin 2008, ministri i atëhershëm i Jashtëm ( sot kryeminustër) Jonas Gahr Støre tha se udhëheqja e Bashkimit Sovjetik është përgjegjëse për ato që ai i përshkroj si “akte ç’njerëzore”, por se nuk ka asnjë bazë për t’a quajtur atë gjenocid! Burimet: Holodorsurvivors.ca, Store norske leksikon, Wikipedia, Timothy Snyder; “Blodlands; Eurpa midis Stalinit dhe Hitlerit” (2010), Britannica
E përshtati në shqip: Hamdi Rafuna

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Vlerat e rralla të dardhave shqiptare, zbulojini këtu

Dardhat shqiptare kultivohen gjerësisht gati në të gjithë vendin. Sipas AgroWeb.org, Përmeti, Pogradeci, Dibra, Korça, Vlora, Lushnja, Fieri, jo...

Mesazhet e lashta të Ilirëve(Video)

Historia e tyre eshte sa enigmatike aq edhe e pastudiuar siç duhet. A mundet nje varreze te percjelle mesazhe nga lashtesia ?...

Shenjat që tregojnë se fryrja e barkut nuk është normale

Fryrja e barkut është krejtësisht normale dhe e përkohshme kur shfaqet para menstruacioneve ose pas ngrënies...

Misteri i arit shqiptar…(Video)

Sa ar ka dale nga fabrika e Rubikut gjate periudhes se komunizmit ? Perse ky proces qendronte i fshehte dhe ku shkonte...

Recent Comments