Oficeri francez Pierre-Henri Binel i dorzoi të dhënat e NATO-s oficerit të intelegjencës ushtarake serbe Jovan Milanovic për sulmin ndaj Serbisë. Pierre-Henri Binel punoi në NATO si shefi i shtabit të përfaqsuesit francez. U arrestua më 19 Tetor 1998 për spiunazh në favor të Serbisë dhe u denua me vetëm 3 vite burgim. Pas daljes nga burgu ai shkruan 2 libra me tituj, “Krimet e Luftës së NATO-s” dhe “Kosova: Një luftë “e drejtë” për një shtet mafioz”.
Ndërsa oficeri serb Jovan Milanovic në një studio telivizive në Serbi, trego se cilat shtete kundershtuan sulmin e NATOs ndaj Serbisë, dhe si arritën deri në një koncenzus të përbashkët:
Sidoqoftè, ata mezi arritën marrëveshje në këshillin e NATO-S.
Mezi arritën koncenzusin, fluturuan me aeroplan dy netë dhe dy ditë William Coheni me Madeleine Albright..për tè bindë dhe duke i detyruar aleatët për të nënshkruar agresionin ndaj Serbisë.
Gazetari: Kush ishin ata që më së shumti rezistuan (kundërshtuan)
sulmin ndaj Serbisë?
Deri nè momentin e fundit në mènyrè interesante kundërshtonte Franca!
Pastaj kundërshtoi Italia, Spanja, Portugalia.
Greqia tha: Ne nuk do ta lejojmë hapësirèn tonè ajrore t’i
shfrytezojnë aeroplanët TURK ( për sulme ajrore ndaj Serbisë.
Dhe nuk do të marrim pjesë në operacionet tokësore, edhe pse nuk morën pjesë as në operacionet ajrore.
Greqia ishe e detyruar vetëm ta nënshkruante pajtimin për agresionin.
Përndryshe do te ndëshkohej në ndonjë etapë të kohës.
Dhe Gjermania derisa e ndryshoi kushtetutën për të qenë pjesë në fushata ushtarake jashtë vendit, sepse e kishte të ndaluar qè nga lufta e dytè botèrore. /Trungu & InforCulture.info