Shkruar nga Fazli Hajrizi

Shala e Bajgorës, në krahasim me sipërfaqen dhe popullsinë është një nga zonat më të pasura me minerale në Ballkan (Gadishullin Ilirik) e më gjerë. Kjo shpjegohet me ndërtimin gjeologjik-tektonik të larmishëm e në veçanti me vullkanizimin e ri të terciarit.

Në bazë të studimeve të bëra është vërtetuar se Shala ka një pasuri minerale dhe një potencial metalogjenik rnjaft të madh. Ajo zotëron rezerva të mëdha të plumbit dhe zinkut duke e renditur në vendet e para të Evropës. Vendburimi i plumbit dhe i zinkut në Trepçë është vendburimi rnë i madh skarnor-hidrotermal në gjithë Evropën.

Rezervat industriale të zbuluara arrijnë në mbi 20 milion ton.

Karakteristikë është edhe përmbajtja shumë e lartë me xeherorë e plumbit (rreth 7%), zinkut (rreth 4%), deri në 120 gr./ton argjencl, dhe sasi më të vogla por plotësisht industriale: ar deri g./ton, bizmut 120 g./ton, kadmium 2g.Iton, germanium, galium, talium, selen, telur.

Ky vendburim ka një përbërie mine­ralogjike tepër të pasur (sfalerit, galenit, pirit, pirotin, plumbozit, arsenopirit, gjemsonit, kalkopirit, kuarc, kalcit, siderit, rodokrozit, dolomit, aktinolit, hedenbergit, granate, magnetit e shumë të tjere).

Mineralizimet e Trepçës së Shalës së Bajgorës kanë në masë dermuese kristalizim të përsosur e bukuri te rrallë, prandaj shumë kampione të tyre ruhen në muze të ndryshme të botës.

Shfrytëzimi i xehes së Trepçës daton nga kohërat më të Iashta. Emri i Trepçës lidiihet me fillimin e shek. XIV.

Në dokumentet mesjetare zihet në gojë me emrin TREPÇA, pastaj TREIPÇE, TRIPÇE, TRIPZA, etj. Ernrin mund ta ketë marrë nga një fis shqiptar, po edhe nga ndonjë fjaIë me origjinë gjermane, -trep (r-e>e-r) ‘fshat, -terp.8

Një kohë këtu, pos shqiptarëve të k´shtenë, kanë punuar e jetuar edlhe sasët, të cilët kanë qenë të njohur si xehetarë të mirë. Më 1303 është ngritur kisha katolike. Pos në Trepçë, në Gjytet e në Rrzhanë, edhe në mjedise të tjera (Bistricë, Këvaçicë, Bajgorë, Rashan, Mazhiq) janë ngritur faltore katolike, si Kisha e Shën Mërisë, ajo e Shën Pjetrit etj.

Rrugët që kalonin këndej, ajo qe lidhte Pazarin e Ri me qendrën e Kosovës, sidomos vija kryesore komunikative Naisus-Lissus që kalonte në afërsi të Vushtrrisë, ku gjendej stacioni i rëndësishëm Vicianum, kanë pasur rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin edhe të vendbanimeve të Shalës, sidomos të atyre në afërsi të Trepçës.

Rashani, sot fshat afër Trepçës, duhet të ketë qenë qendër me një popullatë shumë të koncentruar.

Gati në asnjë vend të Shalës, pra as në këtë fshat, që dikur quhej Gjytet, e që ka ende mure të Iashta, nuk janë bërë të thuash, kurrfarë gërmimesh, hulumtimesh e stu­dimesh, prandaj në favor te konstatimit tonë flasin një varg gojëdhënash, si ajo për Kroin e Nuseve në Mazhiq, e shkuarjes së maces nëpër kulmet e shtëpive që nga Trepça deri në Vushtrri, etj., gjetjet sipërfaqësore apo ato të rastësishme me rastin e hapjes së puseve, ndërtimit të rrugëve, objekteve të ndryshme etj.

Pozita e favorshrne e Gjytetit të Rashanit me një zotërim të gjerë të fushës përreth, muret rrethuese, materiali arkeologjik i zbuluar etj., dëshmon se kjo kështjellë ka qenë e banuar qysh në fillim të epokës së hekurit, po zhvillimin më të madh e ka pasurë gjatë fundit të kësaj epoke. Varrezat në fshatin Bistricë (Bardhanë), sarkofagët që janë zbuluar aty, varrezat e ndërtuara e të mbuluara me pllaka guri, të rrethuara me gurë, dëshmojnë për lashtësinë e tyre.

Lënda antropologjike dëshmon se varrezat u përkasin banorëve me tipare antropologjike adriatikase – mesdhetare, që janë karakteristika antropologjike të popullsisë arbërore. Vendbanime karakteristike kanë mbetur ato te epokës së hekurit, që janë kryesisht gradinat të vendosura ne kodra ose në pllaja dhe të fortifikuara.

Në periudhën e sundimit romak banoret e Shalës kane qenë të orientuar kah qendra e rëndësishme Municipiumi DD afër Soçanës që u zhvillua gjatë shek.IV të e. s. Veprimtaria kryesore e këtij municipi ka qenë zejtaria, e cila ishte ë kultivuar tek dardanët qysh në epokën e hekurit.

Romantizimi në këtë hapësirë ka qenë i dobët. Në aspektin fetar mund të pohohet se krishterimi ka ardhur edhe në këto hapësira në shek. IV të e. s. Edhe pse nuk janë bërë hulumtime të mjaftueshme, mund të pohohet se në Shalë ekzistojnë objekte të shumta të kulturës materiale dhe të artit që nga periudha romake. Gjuha latine ka qenë gjuhë e administratës. Për këtë gjë dëshrnojnë dokumerntet mbishkrimore.

Depërtimi sllav u përcoll me një furi rrënuese në vendbanimet e Shalës së Bajgorës që pati rrjedhoja të rënda për popullsinë vendase. Edhe përkundër depërtirnit të valës sllave, Shala mbeti etnikisht e pastër.

Pushtuesit sllavë nuk mundën të zhdukin, aq më pak të asimilojnë popullsinë ven­dase.. Në shek. IX-X Trepça dhe pjesa rnë e madhe e hapësirës së Shalës u gjend nën sundimin bullgar. Shqiptarët e Shalës së Bajgorës luftuan për çlirim nga bizanti dhe nga bullgarët, por Iuftuan edhe në anën e ushtrisë bizantine kundër pushtuesve të trojeve të tyre nga ana e popujve barbarë. Në fund të shek.XII luftuan në anën e ushtrisë bizantine kundër shtetit të serbëve të Rashkës.9

Më 1185 këto vise sërish ranë nën sundimin e shtetit serb të Nemanjëve. Vendosja e sundimit serb shënoi fillimin e një prej periudhave më te vështira për popullsinë shqiptare të kësaj treve.

Pasuritë e medha nëntokësore (miniera e famshme e plumbit, zinkut e argjendit në Trepçë) si dhe përshtatshrnëria e lartë e mbitokës për veprimtari blegtorale e bujqësore, i nxitën sundimtarët serbë ta përforcojnë pro­gresivisht pushtetin e tyre mbi popullsinë vendëse.

Si orientim kryesor i këtij shteti u përcaktua politika asi­miluese me synim homogjenizimin etnik dhe serbizimin e këtyre viseve. Trysnia asimiluese arriti kulmin gjatë kohës së sundimit të Car Dushanit (1331-1355).

Shteti mbështeste kishën dhe punonte sisteniatikisht për largimin e popullsisë shqiptare të ritit katolik dhe orientimin drejt ortodoksisë sllave. Besohet se ne Betejën e Kosovës që u zhvillua në qershor te vitit 1389, midis ushtrive të koalicionit të feudalëve ballkanas, pra ushtrisë se kërshterë kundër ushtrisë pushtuese osmane, morën pjesë edhe shalianët, të cilët ishin të mobilizuar nga sundimtari serb, Llazari. 10
Më 1455 një pjesë e Kosovës u pushtua nga forcat osmane. Menjëherë pas pushtimit, osmanlinjtë krijuan një njësi administrative të veçantë, të quajtur “Vilajeti i Vukut”. Gjatë shek.XV-XVI territori i Shalës së Bajgorës i përkiste Sanxhakut të Vushtrrisë.

Pas vendosjes së sundimit osman, u rimbëkëmb miniera e Trepçës dhe e Rrëzhanës. Rrëzhana është një toponim i sajuar nga parashtesa shqipe rrë+Shan, emër ky shunië i përhapur në antroponiminë dhe patroniminë shqiptare me elemente të krishtera.

Në sistemin toponimk të Shalës së Bajgorës, katundet Bugariq, Zhazhë, Vllahi dhe toponime të tjera, dalin nga ndonjë etnik. Fshati Zhazhë është vetërn formë e sonorizuar e Shashës, në të vërtetë të Sasës, falë kalimit të s>sh»11

Majdani i Rrzhanës përmendet rnë 1455 deri më 1469 në përbërje të Vilajetit dhe të nahisë së Zveçanit (Zinkofçar Zir). Më 1516 ky treg bëhet seli e nahisë me të njëjtin emër të Kadillëkut të Pazarit të Ri. Prej 11 fshatrave që i takonin kësaj nahije, me siguri është identifikuar vetëm fshati Murgull»12

Edhe pas rënies së Trepçes nen sundimin turk kjo minierë nuk e ka humbur rëndesinë. Përmenden miniera te braktisura, por edhe fshatra të njohura. Në regjistrirnin turk (1469) përmenden fshatrat: Rrzhanë, Zijaçë, Dccli (Didine), Ofçar, Zasil (Zasellë, sot Kodër), Kavaxh, Silançë (Selac), Rahova, Zhezheva (sot Zhazha), Lisiçe (Lisicë), Vilahne (Vllahi), Boletin, Bistricë, Batahir, Ceran (sot Cerajë) etj., të cilat i takonin vilajetit të hershëm që mori më 1463 statusin e nahisë, dhe i takonte sanxhakut të Bosnjes.

Pas rënies së Shalës nën sundimin osman, u ngnit kolonia turke që quhej Trepça e Epërme (Trepçaide Bala), dy ki!ometra Iarg Stantergut. Në lagjen e Trepçës u ndërtua xhamia (Xhamia e Mazhiqit), pa dyshim njëra ndër të parat e ndër të rrallat në këto anë. Qe nga kjo kohë popullata shqiptare e trevës së Shalës së Bajgorës filloi gradualisht të braktisë fenë e kërshterë dhe të kalojë në fenë islame.

Në fillim përqafimi i islamit ishte i kufizuar vetëm në individë të integruar në strukturat e administratës osmane, ndërsa më pas kjo dukuri përfshiu një masë rnë të gjerë njerëzish. Një nder faktorët që Iehtësoi depërtimin e islamit në masën e popullatës shqiptare të kësaj treve (shek. XVII), ishte edhe prirja e saj për t’u larguar nga autoriteti fetar i kishës serbe.

Megjithatë, popullata shqiptare e islamizuar, edhe pse ndryshoi fenë, nuk preku qenien e vet etnike. Përhapja e islamit u shoqërua shumë pak me ndryshime në pamjen urbanistike të vendbanimeve dhe në formacionin kulturor të popullsisë së Shalës së Bajgorës.

Më 1689, në kohen e luftës antiosmane, mjaft shqiptarë nga treva e Shalës së Bajgorës, së bashku me luftëtarë të krahinave të tjera të veriut të Shqipërisë, të krështerë e musIimanë, nën udhëheqjen e Pjeter Bogdanit, i cili ishte arqipeshkv i Shkupit, u bashkuan me forcat austriake.

Numri i luftëtarëve shaljanë ishte mbi 200. Lufta, siç dihet, mori fund me fitoren e turqve. Si pasojë e dhunës e terrorit që pasoi, shumë banorë u shpërnguIën. Burimet turke dëshmojnë se fshatrat e Shalës kanë qenë mjaft mirë të popullzuara.

Kjo popullatë, kryesisht shqiptare, u tëhoIlua sidomos ne fillim të viteve 1690 edhe si pasojë e rënies së murtajës. Me zvogëlimin e numrit të shaljanëve, të cilët ishin xehetarë të mire, Trepça dhe minierat, pra vendburimet e tjera minerare, pësuan mjaft shumë.

Sipas një regjistrimi të kadillëqeve të Turqisë evropiane qe kishte bërë Abdullah Huremoviq nga Mostari, në prag të luftës austro-turke gjatë viteve 1683-1699, Trepça si një kadillëk i veçantë bënte pjesë në sanxhakun e Vushtrrisë. Kah fundi i shek. XVII Sanxhaku i Vushtrrisë u suprimua dhe si territor iu bashkua sanxhakut të Shkupit.

Kështu, territoret në lindje Ibrit, duke përfshirë Trepçen dhe fshatrat e Shalës së Bajgorës, i takonin Sanxhakut të Vushtrrisë të Elajetit të Rumelisë. Defteret osmane ofrojnë materiale të pasura që provojnë qartë se popullsia e kësaj treve, qoftë ajo që bart antroponimi karakteristike shqiptare, qoftë ajo që bart antroroponimi sllave, është etnikisht shqiptare.

Shqiptarësia e këtyre viseve vërtetohet, pos nga dokumentet osrnane, edhe nga ato raguziane, latine etj. Në vitin 1739 një pjesë e popullatës shqiptare katolike e Shalës u detyrua të shpërngulet.

Gjate viteve 1830-1832 rreth 1000 shaljanë i dhanë mbështetje Mustafë Pashë Bushatliut duke mbështetur kështu pavarësinë. Sulltani organizoi ushtrinë e tij dhe në mesin e vitit 1832 sulmoi Vushtrrinë e Mitrovicën. Shaljanët kundërshtuan dekretin e Hati Sherifit të Gulkhanesë (3 nëntor 1839) shpallur në Stamboll nga Sulitan Abdyl Mexhidi.

Luftëtarët shaljanë onganizuan një sërë luftërash kundër zaptinjve turq në Kaçanoll, Vesekofc, në Gumnishtë dhe në fshatra tjera. Zona e Shalës së Bajgonës në këtë kohë konsidenohej si zonë e Iirë.

Shpërthimi i krizës lindore në vitet 1875-1876 dhe sidomos lufta ruso-turke e vitit 1877-1878 tronditi edhe popullatën e trevës së Shalës. Në janar të vitit 1878 Serbia dhe Mali j Zi hynë në Iuftë kundër Turqisë duke pushtuar pjesën verilindore e juglindore të Vilajetit të Kosovës, Nishit, Pirotit, Kurshumlisë, Vranjës, Leskocit etj.

Pushtimi i këtyre territoreve u shoqërua me masakrimin nga serbët, malazezët e rusët, të popullsisë shqiptare, duke përfshirë gratë, fëmijët e p!eqtë dhe me shpërnguIje nga vatrat e tyre të mbi 150.000 shqiptarëve. Shumica e të shpërngulurve u vendosën në anë të ndryshme të Kosovës dhe, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, vetëm një nurnër i vogël u vendos në Shalë të Bajgorës. Në Selac u vendos familja Igrishta.

Pas ndërtimit të hekurudhës (1874) që lidhte Mitrovicën me Shkupin, Selanikun dhe qendrat e tjera më të largëta dhe më të zhvilluara, mundësoi që visorja e Shalës përreth Trepçës dhe vendbanimet, që deri atëherë ishin në përbërje të rajonit tregtar të Vushtrrisë, të hynin në përbërje të Mitrovicës.

Popullata shqiptare e Shalës së Bajgorës, pos kryengritjeve gjatë viteve 1688-1690, duke mos u pajtua asnjëherë me zgjedhën e robëninë osmane, gjatë gjithë shek XVIII e XIX zhvilluan edhe një sërë luftërash çlirimtare. Rezistenca e tyre mori hov dhe u intensifikua sidomos në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Në gjysmën e dytë të shek. XIX, në kohën e levizjeve të mëdha për çlirim kombëtar, Shala dha shume luftëtarë, të cilët u ngritën kundër politikës çkornbëtarizuese, e cila mohonte individualitetin e popullit shqiptar. Në periudhën e Iëvizjes Kombëtare Shqiptare, ne fazën e dytë të zhvillimit të saj (1878-1881), popullata shqiptare e këtij mjedisi vazhdoi traditën e Iuftës për liri e pavarësi.

Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila u thernelua në Kuvendin e 10 qeshorit 1878 nën kryesinë e Iliaz Pashë Dibrës, në mesin e 110 delegatëve gjendeshin edhe përfaqësues nga Shala e Bajgorës. Në mesin e 4 mijë nënshkruesve të dy peticioneve që iu dërguan Kongresit të Berlinit dhe Portës së Lartë, ishin edhe nënshkrimet e përfaqësuesve të Shalës së Bajgorës.

Forcat e Lidhjes hynë edhe në Mitrovicë, shkarkuan funksionarët osmanë nga administrata shtetërore dhe në vend të tyre emëruan nëpunës shqiptarë. Pas Kuvendit Themelues, Lidhja e Prizrenit, e cila kishte formuar nënkëshillat në viset e banuara me shqiptarë, një nga degët më të forta pati atë të Mitrovicës. Atë e përbënin dhe e mbështesnin me armë kryesisht shaljanët, të cilët vazhduan të japin kontributin e tyre për autonorni. Luftëtarët e Shalës së Bajgorës dhanë kontributin më të madh për çlirimin e Mitrovicës më 25 janar 1881.

Shqiptarët këtu morën pushtetin në duart e veta, në Mitrovicë e rrethinë formuan gjykatat shqiptare, të cilat filluan të punojnë pavarësisht nga pushteti turk. Popullata shqiptare e Shalës iu drejtohej gjyqeve shqiptare e jo atyre turke.

Në gjysmën e dytë të prillit 1881 Dervish Pasha me një ushtri të madhe hyri sërish në Mitrovicë duke e vendosur pushtetin e vet administrativ dhe gjykatën ushtarake, e cila brenda një kohe të shkurtër dënoi 4.000 shqiptarë. Forcat turke të udhëhequara nga Dervish Pasha e Hafiz Pasha menduan se e shtypën me gjak lëvizjen e popullatës shqiptare për çlinim kombëtar.

Përkundrazi, shqiptarët, të cilët në ndërgjegën e tyre kishin ruajtur idenë e pavarësisë, idenë e formimit të shtetit: kombëtar, vazhduan rrugën e përparimit dhe të qytetërimitë evropian. Kryengritjet vërtet për një kohë pushuan, por, fill pas këndelljes, ato shpërthyen në viset e mëparshme.

Edhe përkundër dhunës e terrorit që ushtronte, pushtuesi nuk arri­nte dot të shuante shpirtin liridashës të shaljanëve, të cilëtë vazhduan të japin kontributin e tyre edhe në fazën e tretë të Iëvizjes kombëtare për autonomi (1881-1908). Janë të njohura konfliktet e armatosura ndërmjet pushtetit turk dhe kryengritësve shaljanë. Më 1886 në Mitrovicë kishte ardhur Rexhep Pasha, shqiptar me origjinë nga Mati.
Ai provoi që të vejë qetësi në Shalë duke i marrë me të mirë prijësit. Pas takimit që kishte pasur me Ahmet Boletinin, vëllanë më të madh të Isës, njerëzit e pushtetit u përpoqën që ta zënë e ta vrasin pabesish në sarajin e pashës, por nuk ia dolën, sepse shaljani arrin të shpëtojë me zhdërvjelItësi:

“Rexhep Pasha del në shkallë,
Del në shkallë e po ndigjon,
— Ç’ka saraj qi po ushton,
Ç ‘ka saraj qi po dridhet?
Njaj asllani gjallë s‘po lidhet.
— More pashë, ty t ‘kanë mashtrue,
S ‘ke gjetë burra qi m‘lidhin mue!”“Rexhep Pasha del në shkallë,
Del në shkallë e po ndigjon,
— Ç’ka saraj qi po ushton,
Ç ‘ka saraj qi po dridhet?
Njaj asllani gjallë s‘po lidhet.
— More pashë, ty t ‘kanë mashtrue,
S ‘ke gjetë burra qi m‘lidhin mue!”

Pushtuesi, i ciii nuk lente gur pa lëvizur, arrinte të gjente bashkëpunëtorët për t’i likuiduar kundërshtarët. Kështu më 1894 Ahmeti u vra pabesisht nga një pritë në fshatin Zhazhë. Lufta vllavrasëse do të merrte edhe shumë jetëra të tjera sikur mos të ndërhynte nënë Ajshja dhe Beqir Voca një mik i ngusht i famiijes Boletini, njeri i mençur e me autoritet.

Në qershor të vitit 1895 Hafiz Pasha me një bataIion ushtarësh të komanduar nga major Mehmeti sulmoi BoIetinin. Isa Boletini, i cili asnjëherë nuk e linte kullën pa roje, kur pa se ushtria iu kap bjeshkës, zuri pritën në Majën e vogël. Pas një lufte të ashpër, ushtria turke edhe pse arriti ti djegë kullën e të plaçkisë pasurinë, u tërhoq me humbje të mëdha.

Kulla e Isa Boletinit

Në kuvendin e shqiptarëve që u mbajt në Pejë në nëntor të vitit 1897, ku organizator ishin Haxhi Zeka dhe Riza Kryeziu (Gjakova), Shala kishte dërguar përfaqësuesin e vet. Në pranverë Beslidhja u zgjerua dhe u shtri deri në Mitrovicë, Vushtrri e Shalë të Bajgorës. Shaljanët përkrahën Komitetin e fshehtë shqiptar që drejtonte Beslidhjen dhe kërkonte bashkimin e katër Vilajeteve shqiptare në një vilajet të vetëm.

Në Kuvendin e Lidhjes së Pejës (23-29 janar të vitit 1899, mori pjesë Isa Boletini, i cili, i shoqëruar nga shaljanët, përfaqësonte këtë mjedis. Shaljanët në krye me Isa Boletinin mbështetën idenë për formimin e ushtrisë shqiptare duke premtuar se djemtë e tyre do të rekrutohen në forcat vullnetare që do të mbronin edhe kufijtë nga sulmet sllave. Në këtë kohë u formua një batalion i regjimentit të ushtrisë shqiptare për të ruajtur kufirin me Serbinë që nga Guri i Kripës deri në Bistricë.

Disa familje të fuqishme që deri në këtë kohë i karakterizonte rivaliteti i pandërprerë për dominim e sundim në kurriz të njëra tjetrës, tashti, për ta përballuar më lehtë rrezikun, u afruan, u bashkuan duke lidhur besën se do të Iuftojnë bashkërisht për shpëtimin e atdheut. Ndër famiijet më të njohura në këtë kohë ishin ajo e Isa Boletinit, e Ahmet e Cen Stantergut, e Vocëve etj.

Në vend të prirjes për pavarësi, tashti dominonte nevoja e bashkimit në Iuftë për çlirim kombëtar. Që nga viti 1892-1912 ushtria turke, duke djegur e vrarë, u përpoq të shtypë shpirtin kryengritës të shaljanëve, por kot. Forca të mëdha ushtarake kishin sulmuar Boletinin më 1892 dhe 1895, por kishin hasur në rezistencë të fortë të Shaljanëve.

Më 1901 shaljanët nën udhiëheqjen e Isa Boletinit shkuan në Pazar të Ri për ta liruar Aqif Pazarin. Në vjeshtë të vitit 1902 kundërshtuan hapjen e konsullatës ruse, vendosjen e Grigor Shqerbinit konsull në Mitrovicë. Ata mbështetën vendimet e marra në Kuvendin e krerëve shqiptarë në Gjakovë më 15 janar 1903, morën pjesë në Kuvendin te Verrat e Llukës më 2 mars 1903, në tubimin mbajtur në fushën e Morinës te Llausha e Drenicës, në mars të vitit 1903, në Kuvendin e Vushtrrisë (1903) kundërshtuan reformat turke dhe veprimtarinë e konsullatë ruse në Mitrovicë që punonte hapur kundër interesave të shqiptarëve etj.

Shaljanëve u erdhën në ndihmë Iuftëtarë nga Podguri, Vushtrria, Llapi, Drenica etj., dhe sulmuan dhjetra batalione të ushtrisë turke në Mitrovicë. Ne këtë kohë Porta e lartë, për ta pasur më pranë vetes dhe për t’ia pamundësuar veprimtarinë patriotike e luftarake, e syrgjynosi Isa Boletinin.

Pas internirnit të kryetrimit të Kosovës, komandanti i ushtrisë turke në Mitrovicë urdhëroi që nga kufiri me Serbinë, nga fshati Rrëzhanë deri në Albanik (Leposaviq), të tërhiqen të gjitha rojet. Kështu rojet e kufirit me Serbinë u detyruan ta organizojnë vetë shaljanët.

Shaljanët e çuan në vend betimin që ia kishin dhënë prijësit të tyre se nuk do të lejojnë, qoftë edhe me çmimin e jetës, që të vendoset konsulli rus në Mitrovicë. Në mesin e 250 të vrarëve në fshatin Shupkofc në luftë kundër forcave ushtarake turke, te cilat i komandonte Shqerbin, 100 kanë qenë shaljanë.

Luftën për çlirimin e Mitrovicës e kishin udhëhequr Jashar Boletini, Bejtë Selaci, Shaban Jashari, Nuhë Bajgora e të tjerë. Në këtë luftë për jetë a vdekje mbetën të vrarë Bejtë Selaci, Shaban Gavazi­-Bajgora, Hajdar Xhemë Boletini, Zenel Fetahu, Man Zeqiri, Ramë Smaka, Sejdi Ibrahimi e shumë të tjerë, ndërsa u plagosën qindra të tjerë, në mesin e të cilëve edhe Sejdi Vidishiqi e Tahir Selaci, vëllai i Bejtës.

Në kryengritjen që shpërtheu në janar të vitit 1904 në Mitrovicë, morën pjesë edhe shaljanët. Në shkurt të vitit 1906 Isa Boletini u lirua dhe u kthye në Shalë, sepse më shumë i pëlqenin gurët e Boletinit sesa sarajet e Stambollit. Po në këtë fillim viti Komiteti shqiptar me qendër në Manastir kishte formuar degët e veta edhe në Kosovë.

Në degën e Komitetit në Mitrovicë shquheshin për veprimtarinë e tyre shumë Shaljanë, të cilët punonin në përgatitjet e armatosura kundër sunduesve osmanë. Deri më 1908 në Shalë të Bajgorës nuk ka pasur pushtet. Fshatrat e kësaj treve gjatë sundimit osman kanë qenë në pronësi të spahinjve nga Vushtrria dhe Pazari i Ri, të cilët shpesh sillnin në pronat e tyre çifçinj familje të ririt ortodoks. Më 3 korrik 1908 shpërtheu Revolucioni xhonturk. Ky revolucion përkoi me Iëvizjen për çlirirn kundër sunduesve osrnanë.

Shaljanët në fillim mbështetën Revolucionin e Turqve të Rinj dhe kjo përkrahje e shqiptarëve qe një faktor vendimtar në fitoren e tij dhe shpalljen e Kushtetutës, rnë 23-24 korrik 1908, mirëpo, kur panë se Ligji i zgjedhjeve dhe vetë qën­drimi i pushtetit xhonturk, i cili kishte filluar të bashkë­punonte me serbët e të tjerët, duke dashur që t’i sjellë shqiptarët gjithnjë në pozitë të pabarabartë, sërish ia kthyen pushkën. Gjatë këij viti në Bare Turqit e rinj ndërtuan stacionin e zaptinjve.

Më 20 korrik 1908, nën kryesinë e Isa Boletinit u mbajt Kuvendi j Ferizajt. Në mesin e 30.000 shqiptarëve u gje­nden edhe shaljanët. Meqë xhonturqit nuk e mbajten premtimin që kishin dhënë për më shumë të drejta shqiptarëve, vetqeverisjen e vendit etj., Klubi kombëtar i formuar në Mitrovicë, vendosi që të përzë nëpunësit osrnanë duke bërë përpjekje që pushtetin t’ua japë shqiptarëve vendës.

Edhe kërkesat për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dështuan. Për këtë arsye Isa Boletini, i mështetur nga shaIjanët besnikë, ia ktheu pushkën pushtuesit osman.

Për të shuar zjarrin e kryengritjes, për të shuar shpirtin liridashës shaljanëve, kajmekami i Mitrovicës, Hajdar Beu, më 22 nëntor 1908 e sulrnoi me forca të rnëdha prijësin Isa Boletini, në Boletin.

Isa Boletini

Në këtë Iuftë, pos Isa Boletinit, u shquan edhe Bejtë Selaci, Halim Çaushi, Halil e Jonuz Bo­letini, Nuredin e Zeqir Mehmeti. U vranë Xhemë Boletini, Halim Çaushi e Zenel Koliqi, kurse u plagosën Isa Boletini, Halit Ahmeti nga Syrigana, Bislim Selim Radisheva. Sejdi SeIaci dhe Zeqir Mehmeti.

Ushtarët turq, pasi nuk arritën që ta shembin kullën me topa, ia dhanë flakën. Për të ngjallur frikë e panik ata dogjën edhe disa shtëpi në Shalë si dhe Kullën e Sejdi Selacit. Në mars të vitit 1909 përsëri xhonturqit nisën forca të mëdha ushtarake nën komandën e Xhavit Pashës për të goditur Isa Boletinin.

Qeveria shpalli në Kosovë gjendje të jashtëzakonshrne. Në mesin e prillit 1910 Shefqet Turgut Pasha u përpoq me të gjitha mjetet, me zjarr e hekur t’i shuajë kryengritjet e shqiptarëve. Ndër vatrat e qëndresës, pos Grykës së Kaçanikut, Grykës së Carralevës (1910), u bë edhe Shala, sidomos Boletini.

Deri më 1912 ushtria turke disa herë i dogji e i bëri rrafsh me tokë fshatrat e Shalës së Bajgorës, por nuk arriti të nënshtrojë Shalën, të cilën e mbronin me gjoksin e tyre bijtë e saj besnikë, luftëtarët sypatrembur e të pëkulur. Shaljanët u shquan edhe në luftërat e tjera antiosmane gjatë viteve 1910-1912.

Ata mbështeteshin edhe nga Hasan Prishtina e Nexhip Draga, të ciiët nga Shkupi erdhën në ShaIë, pastaj në Drenicë etj., ku u bashkuan me Isa Boietinin. Në mars të vitit 1912 u mbajt një takim midis Isa Boletinit e Hasan Prishtinës në çifliçet e Zejnuilah Begut ne fshatin Gojbulë afër Vushtrrisë.

Takimi i Gojbulës u pasua me mbledhje në vende të ndryshme të Kosovës: 15 maj në Boletin, në të cilën morën pjesë krerët e Shalës së Bajgorës e ku u lidh Besa e ShaIës, Kuvendi i Drenicës (16 maj), ku u lidh Besa e Drenicës, Besa e Llapushës dhe u kurorëzua me Kuvendin e Junikut (21-25 maj 1912) që u mbajt në Junik. Pas këtij Kuvendi Isa u kthye në Shalë.

Menjëherë krijoi lidhjet me luftëtarët e Shalës dhe të Llapit, nisi t’i forcojë qendrat në Boletin, në Vesekovc etj. Pra menjëherë filloi me zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Junikut në viset e tij, në Shalë e Llap. Në qershor tië vitit 1912 u mbajt një Kuvend i madh në Shalë, i cili në popull u njoht me emrin Kuvendi i Kurillovës. Në Kuvendin e Kurillovës, vend midis Shalës e Llapit, morën pjesë 400 shaljanë dhe rreth 1500 llapjanë. Këtu u Iidh besa e Shalës dhe Llapit.

Edhe dëshmitarët, po edhe kënga popullore “Grepacimi I Isa begut e Beqir Vocës” flasin për pikëpamjet e tyre të ndryshme lidhur me atë se a duhet t’ia kthejnë pushkën Turqisë apo jo, a paraqet rrezik më të madh Turqia apo Serbia, e cila rrinte në këmbë të para dhe po përgatitej për t’iu hedhë viktimës në shpinë. Në fillim të korrikut nisi kryengritja e përgjithshrne.

Kjo kryengritje u shënua me ngritjen e flamurit kombëtar, të cilin e sollën në Kosovë disa veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare nga kolonitë në Evropë, në Stamboll e Selanik. Flamurin e ngritur në Vesekovc (sot quhet Kodra e Bajrakut), ia kishte dorëzuar Xhemajl Prishtinës patrioti i shquar Hoxhë Kadri Prishtina, i cili kishte ardhur në Kosovë.

Më 12 korrik u zhviliua një betejë e lavdishme në Grykën e Kulinës e pas shtatë ditësh edhe një tjetër në Broboniq. Më 22 korrik kryengritësit shqiptarë të udhëhequr nga Isa Boletini u nisën për në Pazar të Ri dhe e Iiruan atë, ndërsa pesë ditë më vonë hynë në Mitrovicë, ku menjëherë formuan organet e pushtetit lokal, këshillat popullorë me detyrë të posaçme që të ruajnë rendin e qetësinë. Shaljanët në krye me Isa Boletinin përmes ideologut Hasan Prishtina njoftuan opinionin ndërkombëtar se ata Iuftojnë jo për të mbrojtur a për t’i zgjatur jetën Turqisë në Ballkan, por për t’i dalë zot tërësisë tokësore të Shqiperisë.

Më 9 gusht Hasan Prishtina i paraqiti qeverisë turke programin prej 14 pikash, i cili përmbante këto kërkesa:

– nëpunësit që do të emëroheshin në Shqipëri, të dinin gjuhën shqipe dhe të njihnin zakonet e vendit;
– shërbimi ushtarak të bëhej vetëm në Shqipëri;
– t’u jepeshin armët shqiptarëve;
– të hapeshin në katër vilajetet: të Kosovës, Manastirit, Shkodrës dhe Janinës shkolla të të gjitha shkallëve dhe të mësohej gjuha e vendit në të gjitha shkoiiat fillore dhe të mesme;
– të shpallej amnistia e përgjithshme dhe të merreshin një varg masash për zhviliimin ekonomik të vendit etj.

Qeveria turke vonoi përgjigjen ndaj 14 kërkesave të shqiptarëve, prandaj kryengritësit shqiptarë, më 11 gusht 1912, nën udhëheqjen e Isa Boietinit, Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Riza beg Kryeziut, Jahja Agë Prizrenit, Mahmut Zajmit, Zefit të Vogël etj. hynë në Shkup.

Ibrahim Pasha më parë kishte kërkuar nga Isa Boletini dhe shaljanët që të mos niseshin për në Shkup, duke i propozuar prijësit të shqiptarëve post të lartë e bashkëluftëtarëve të tij shpërblime të majme, por kot. Isai, duke qenë konsekuent në vendimin e tij, i përgjigjet:

“Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!”

Në luftën e përgjithshme për çlirimin e tokave shqiptare morën pjesë shumë shaljanë nën udhëheqjen e Isa Boletinit, të cilët, pas nënshkrimit të marrëveshjes nga Hasan Prishtina me qeverinë turke, më 26 gusht, u kthyen në Shalë.

Isa Boletini u vendos në Boletin dhe qëndroi deri më 30 tetor 1912. Brenda kësaj kohe organizoi ushtrinë për mbrojtjen e kufirit nga ushtria serbe. U zhvilluan luftëra të përgjakshme në Merdar, Llukovë, Albanik, Llapashticë, KuIinë e deri në Prishtinë. Rezistenca më e fuqishme u bë në Merdar.

Pas largimit të ushtrisë turke nga Mitrovica e rrethina, shqiptarët menjëherë zgjodhen përfaqësuesit e tyre në organet e pushtetit, formuan gjy­qësinë dhe administratën e tyre, mirëpo udhëheqësit e tyre brenda vendit nuk u paraqitën unikë, të bashkuar përballë orekseve grabitçare e të shfrenuara të shteteve ballkanike, Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë e Greqisë.

Ato kishin Iidhur aleancën në shtator të vitit 1912, duke filluar kështu Luftën e Parë Ballkanike, me qëllim që secila për vete të gllabërojë nga një copë të tokave shqiptare. Gëzimi i fitores së shqiptarëve qe jetëshkurtër.

Shqiptarët, pak të dehur nga gëzimi i fitores, më shumë të lodhur e të rraskapitur nga luftërat e njëpasnjëshme, sikur nuk e kishin paraparë që ushtritë e shteteve ballkanike, fqinjtë e tyre të pabesë: serbët, malazezët, grekët e bullgarët do të nisnin marshimin mbi tokat e tyre.

Vullnetarët shqiptarë, të prirë nga Isa Boletini e Beqir Voca, duke parë se rreziku rnë i madh vinte andej nga kufiri me Serbinë, nga Guri i Uglarit deri te Qafa e Ibrit, u përpoqën t’iu kundërvihen forcave të përgatitura mirë të ushtrisë serbe, t’u rezistojnë me vendosmëri sulmeve të tyre, por nuk ia dolën.

Sulmet e reparteve çet­nike ishin të forta dhe të intensifikuara në frontin përgjatë Ballit të Shalës e sidomos në luginën e Ibrit. Për shkak të mungesës së armëve, ushqimit, organizimit të rregullt, të mirëfilltë të ushtrisë, u detyruan të tërhiqen. Serbët, pasi pushtuan Prishtinën më 22 tetor, pasi morën edhe Vushtrrinë e Mitrovicën, më 1 nëntor 1912, e detyruan ushtrinë e rraskapitur shqiptare dhe prijësin e tyre që të largohen të dëshpëruar. Tërheqja u bë në relacionin Shalë e Bajgores-CarraIevë-Sedllar, Prizren-Bicaj-Kala e Dodës Ujmishtë, prapë Kala e Dodës-Kastrat-Sllovë te Elez Jsufi, në Peshkopi, Maqellarë-Dibër dhe Vlorë.13

Pushtirni i këtyre viseve, sidomos i Shalës u shoqërua me terror, me vrasje në rnasë jo vetëm e luftëtarëve, por edhe e familjeve të tyre: grave, fëmijëve e pleqve. Pushtuesit serbë dogjën e rrafshuan me tokë pothuajse të gjitha fshatrat e Shalës së Bajgorës.

Në Shqipëri po përgatitej Shpallja e Pavarësisë. Isa Boletini, i cili po mbante lidhjet me Ismail Qemalin e patriotë të tjerë, u nis për të marrë pjesë në aktin e ngritjes së flamurit dhe në formimin e Qeverisë së Përkohshme. Më 28 Nëntor në Viorë arritën Rexhep Mitrovica, Sali Gjuka e Bedri Pejani, ndersa një dite më vonë edhe Isa Boletini me dhjetra luftëtarë, kryesisht të rinj shaljanë, ndër ta edhe dy djem e dy nipa të tij.

Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali, caktoi roje të veta personale e në derë të qeverisë bashkëluftëtarët besnikë të Isa Boletinit, Halim Musë Bajgorën dhe Ahmet Ali Llapin.

Kështu shaljanët dhanë një kontribut të çmuar ne mbrojtjen e Qeverisë së Viorës. Më 30 mars 1913, Isa Boletini me dy djemtë, Musën dhe Ademin, Luigj Gurakuqin, Dhimitër Beratin etj. mori pjesë në delegacionin e kryesuar nga Ismail Qemali, që u nis për udhëtim nëpër kryeqytetet evropiane dhe për të marrë pjesë në Konferencën e Londrës të 1912-1913 në emër të gjithë kombit shqiptar.

Në Shalë edhe sot kujtojnë dialogun e Isa Boletinit me ministnin e jashtëm anglez, Eduard Grein, që është përjetësuar edhe në këngë:

“Isa Beg, në Evropë unë jam i pari që të çarmatosa!
— Jo, ministër, jo qe besa,
s’çarmatosem sa t’jetë jeta!
Njenën armë në derë e dorëzova,
po këtë tjetrën prej brezi s’e nxora!
Mos besofsh po ta tregoj,
të nandë plumbat i mban ne gojë!”

Kur Eduard Grej shprehte keqardhjen pse vendlindja e tij ishte aq Iarg kufirit sa nuk mund t’ia bashkonte Shqipërise, Isai i përgjigjet i revoltuar për copëtimin e padrejtë të tokave tona:

“Nuk jam ardhë këtu vetëm për Mitrovicën, por për çdo pëllambë toke shqiptare të Kosovës!”

Prijesi i Shalës dhe Kosovës shprehu aspiratat, kërkesat e popullit shqiptar për të qenë i bashkuar me shtetin unik kombëtar.

Ai protestoi kundër kujtdo që shprehej për copëtimin e Shqipërisë:

“Nëse Evropa nuk do ta zgjidhë drejt çashtjen e kufijve të Shqipnisë, Ballkani nuk do të ketë kurrë qetësi!”

Ky parashikim gjenial i Isa Boletinit doli i saktë.

Popullata e Shalës së Bajgorës, pas aneksimit nga Serbia dhe pasi ky pushtim u miratua nga Konferenca e Londrës, përjetoi terror të paparë.

Këtu u vendos pushteti ushtarak policor që institucionalizoi një politikë gjenocidiale. Me qëllim që ta mbajë më lehtë nën kontrollë dhe ta nënshtrojë më shpejt Shalën, popullatën shqiptare të saj, pushtuesi serb themeloi komunën në Bare.

Brenda tri vjetësh ekonomia pësoi humbje të mëdha, bujqësia u shkretua, zejtaria u prgjysrnua. Dhjetra famiije u shpro­nësuan nga pronat e tundshme dhe te patundshme, qindra të tjera u detyruan të shpërngulen në Turqi apo në Shqiperinë politike.

Megjithatë pjesa derrmuese e shaljanëve ishte e vendosur që të qëndrojë ne vatrat e veta. Për këtë duhej të organizoheshin për të rezistuar. Ndonëse jo në nivelin çfarë do të duhej, ata rnenjëherë filluan të organizohen në çeta të vogla kaçake, të cilat bënin kryengritje për të rnbrojtur nderin e dinjitetin e familjeve të tyre.

Lufta e këtyre grupeve kundër forcave serbe, formimi i grupeve kaçake për të kundërshtuar pushtuesin e ri (1913-1914) jepte rezultate shurnë të vogla sepse ushtria dhe xhandarmëria serbe terrorizonte pa mëshirë popullatën civile, madje edhe fënijët, gratë e pleqtë.

LITERATURA:

8 Bahlov, Dr. Hans, Deutschlands geographische Namenvett Baden
Baden: Suhrkamp. 1985, cituar sipas Abdullah Konushevci, Toponomia e Mitrovicës, “Fjala”, nr. 6-7, qershor-korrik 2001, f.19

9 Fehmi Pushkolli, Ukshin Kovaçica-Bajgora, Horizontet e historisë, Prishtinë, 1997, f. 18
10. Fehrni Pushkolli, Po aty, f.20

11. Ahdullah Konushevci, Po aty, f. 19

12 Mitrovica dhe rrethina, Mitrovicë, 1979, f. 69

13. Tafil Boletini, vepër e cituar, f153

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here