Ishujt Faroe që ndodhen mes Islandës dhe Norvegjisë në Oqeanin Atlantik, janë një vend i famshëm me delet e tyre.
Fjala Faroe ka kuptimin “dele” teksa në Ishujt Faroe ka një popullsi prej 54 mijë banorësh ndërsa numri i deleve është mbi 80 mijë, shkruan Anadolu.
Këto dele që janë simboli i vendit dhe të një lloji rezistent ndaj të ftohtit, është e mundur të shihen në çdo zonë të vendit.
Shumica e ishujve në Faroe që përbëhet nga 18 ishuj, janë të lidhur me njëri-tjetrin me tunele ku disa prej këtyre tuneleve kalojnë nën det.
Një tunel i gjatë i cili pjesërisht kalon nën det në kryeqytetin Torshavn, lidhet me aeroportin e vetëm të vendit në ishullin Vagar. Ndërsa për transport në disa ishuj përdoret helikopteri si mjet i transportit publik.
Jeta në Ishujt Faroe rrjedh ngadalë, kryesisht me rrugët e saj të zbrazëta dhe të qeta.
Kjo situatë është e vlefshme madje edhe në Torshavn ku jeton gjysma e popullsisë së vendit.
Shumica e njerëzve në vendin ishullor e sigurojnë jetesën me peshkim.
Zona e portit dhe përreth tij në Torshavn është një prej pikave më me lëvizje të vendit./express/