Bislim Bajgora gjatë Luftës së Dytë Botërore
Kujtim Sh.DEMIRI M.Sc.
12 Korrik 2008 | Pjesë e librit për Bislim Bajgorën
Ky shkrim i karakterit historik konsiston në prezantimin e fakteve rreth jetës dhe veprës së heroit Bislim Bajgora gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Lufta e Dytë Botërore shquhet për pasojat e tmerrshme të shkaktuara, luftë e cila nuk e kurseu asnjë pëllëmbë të botës. Kështu që me dëshirë apo edhe pa dëshirë edhe Kosova dhe trojet tjera shqiptare ishin pjesë e asaj lufte.
Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte mbledhë shum patriot, edhe ata të shpërngulur në Shqipëri, i tillë është rasti edhe me Bislim Bajgorën i cili me familje ishte shpërngulur për 3 vjet ne Gjirokastër.
Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte e pushtuar nga tri shtete të ndryshme në tri pjesë të ndryshme. Regjioni i Mitrovicës ishte e pushtuar nga Gjermania Naziste.
Sipas disa autorëve arsyeja pse gjermanët morën Mitrovicën kishte të bënte me pasuritë e plumbit dhe zinkut që kishte miniera e Trepçës.
Gjermanët deri sa e pushtuan Mitrovicën,pothuajse nuk patën fare vështirësi pasi ky vend ishte i pushtuar nga forcat sllave me të cilët luftonin shqiptarët që një kohe të gjatë, dhe hyrja e forcave naziste në Mitrovicë u ndihmua nga ballistët shqiptar, që udhëhiqeshin nga njerëz me autoritet si Bislim Bajgora, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaqica, etj.
Bislim Bajgora ishte i njohur për opinionin shaljan dhe atë mitrovicas për aftësitë e tij strategjike dhe luftarake, dhe në tërë këtë regjion gëzonte autoritet. Kështu që pasi që pushtuan forcat naziste qytetin e Mitrovicës ata kërkonin njeriun me më autoritet dhe njeriun që i’u përshtatet qëllimeve të Gjermanisë Naziste, kështu që qëllimet e Bislim Bajgorës dhe luftëtarëve të vet ishte çlirimi i popullit shqiptarë nga okupimi sllav dhe bashkimi i trojeve shqiptare këto ishin qëllime të përafërta me ato të forcave naziste, pasi që edhe gjermanëve i’u nevoitej aleat kundër sllavëve.
Kështu menjëherë filloi bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve dhe gjermanëve në Mitrovicë. Në anën e shqiptarëve kishte personalitete të ngritura si Rexhep Mitrovicën, Xhafer Devën, etj… të cilët kryenin funksione politike të shqiptarëve. Bislim Bajgora përpos që njihej me Rexhep Mitrovicën dhe Xhafer Devën nga aktivitetet e mëparshme kombëtare dhe ndërmjet tyre kishte një lidhje të afërt dhe rrespekt reciprok – Bislim Bajgora dhe Xhafer Deva ishin miq dhe bashkëpuntorë.
Me 21 prill 1941 u organizua një mbledhje e shqiptarëve dhe forcave naziste ne hotelin “Jadran” në Mitrovicë ku Xhafer Deva kërkoi që pushtetin vendor në Mitrovicë ta kryejnë vetë shqiptarët kështu që forcat naziste pranuan pasi që shqiptarët e Mitrovicës dhe konsideroheshin aleat.
Bislim Bajgora fitoi rrespekt edhe nga autoritetet gjermane, pasi ata u njoftuan me aftësitë e tij strategjike dhe luftarake. Është me rëndësi të theksohet shoqëria e tij me shefin e Gestapos në Mitrovicë, Gunther Hausding.

Kujton vajza e Bislim Bajgorës – Miradija, momente kur oficer gjerman vizitonin shtëpinë Bislim Bajgorës.
“Shpesh vinin oficer gjerman, qëndronin gjatë si miq të shtëpisë dhe kishte raste kur edhe garonin në shenjtari, dhe mbetshin të mahnitur me shkathtësitë babës – Bislimit…”
Pas 21 prillit të 1941 filluan shkollat të funksiononin në gjuhën shqipe, pushtetin vendor e kontrollonin shqiptarët dhe përkrah forcave gjermane u formuan njësitet e armatosura në Mitrovicë me komandant Ahmet Selacin si dhe Xhandarmëria Shqiptare me komandant Pajazit Boletinin.
Xhandarmëria Shqiptare kishte selinë në Mitrovicë por hapi disa stacione në gjithë regjionin ku si komandant u emëruan Bislim Bajgora, Ukshin Kovaqica, Mehmet Gradica, Shaban Polluzha, Sylejman Viquterna, etj. Xhandarmëria Shqiptare patrullonte në qytet dhe kujdesej për qetësinë, por gjithashtu ata mbronin edhe kufinjët shqiptarë dhe popullatën shqiptare.
Kontributi i Bislim Bajgorës nuk kishte qenë i lokalizuar vetëm në Shalë të Bajgorës, ai kishte luftuar aty ku ishte rrezikuar shqiptari. Këtë e dëshmojnë disa beteja si ajo e Koloshinit 1941, beteja e Pazarit të Ri -1943, etj.
Bislim Bajgora dhe beteja e Koloshinit – 1941
Dikur Koloshini kishte qenë i mbushur me shqiptarë, këtë fakt sot është mjaft vështirë për ta vërtetuar për shkak të represionit çetnik dhe spastrimit etnik të Koloshinit.
Shqiptarët e Koloshinit sulmoheshin në mënyrë të vazhdueshme nga çetnikët, kështu në vitin 1941 rrezikohen nga çetnikët, të cilët donin të djegnin tërë fshatin, t’i vrisnin dhe t’i keqtrajtonin popullin shqiptarë të atij vendi.
Këtyre kërcënimeve i ishte përgjigjur edhe Bislim Bajgora i cili nuk i kishte kursyer serbët duke i shpëtuar shqiptarët e asaj ane.
Vlen të theksohet se enciklopedia e lirë serbe “Serbiana” flet detajisht për këtë betejë ku e quan Bislim Bajgorën si “më mizori ndër mizorët”.
Bislim Bajgora dhe beteja e Pazarit të Ri – 1943
Çetnikët ia mësynë Pazarit të Ri në vitin 1943, ku mbi popullatën shqiptare e boshnjake të pambrojtur atje shfrynë egërsinë e tyre. Kriminelët Vana Drekanoviq, Zhika Markoviq, Kosta Peqanci e të tjerë, urdhëronin njerëzit e tyre që të djegin, plaçkitin, dhe të vrasin madje edhe gra e fëmijë.
Shqiptarët e tjerë nga trojet shqiptare ishin të njoftuar për gjendjën e keqe që kishin vëllezërit shqiptarë nga Pazari i Ri dhe kështu u organizuan vullnetarët shqiptarë të cilët udhëhiqeshin nga bajraktarë e njerëz me autoritet, si:
- Bislim Bajgora me 200 luftëtarë;
- Mulla Iljas Broja me 200 luftëtarë;
- Miftar e Cen Bajraktari;
- Col Bajraktari;
- Ymer Fazlija;
- Shaban Polluzha me 200 luftëtarë;
- Isuf Gradica;
- Mehmet Gradica;
- Imer Selaci;
- Pajazit Boletini;
- Sadik Lutani; etj.
Këta vullnetarë arritën t’u shkojnë shpejt në ndihmë popullit shqiptar në Pazarin e Ri. Dëshmori i parë në luftën për mbrojtjen e popullatës së Pazarit të Ri ka rënë Hysen Llakiqi nga Polaci i Drenicës. Gjatë luftimeve me çetnikët janë vrarë e plagosur edhe luftëtarë të tjerë, si: Kamer Tushila, Ramë Krasaliqi, Shaban Shipoli, Sali Rexha, Ramë Zuka, Shaqë Zhubi-Gjakova, Ahmet Galica e të tjerë. Lufta zgjati rreth shtatë javë, dhe forcat shqiptare kishin vrarë 163 çetnike ne një aksion.
Për këtë betejë dhe suksesin e saj, flasin të gjithë ndërsa populli i Pazarit të Ri vazhdojnë të jen falëmnderues për veprën e Bislim Bajgorës.
Këto jan vetëm dy beteja nga qindra sosh që Heroi Bislim Bajgora dëshmoi për shpirtin e tij patriotik dhe shkathtësitë luftarake.
Lavdi veprës së Bislim Bajgorës