Pas triumfit te familjes se Bushatlinjeve te Shkodres te cilet u vune ne krye te Sanxhakut te Shkodres,dhe konkretisht ne vitin 1757,kohe kur Mehmet Bej Bushatliu arriti te marr nga Sulltani titullin “Pashe” dhe te emrohet Mytesarif i Sanxhakut te Shkodres.I njohur si Mehmet Pashe Plaku i cili themeloi edhe dinastin e Bushatlinjeve,e cila sundoi per nje periulle te panderprere 75-vjecare.Per Shkodren nisi vertet nje epok e re dhe zhvillimore per kohen dhe kushtet ne te cilat jetohej.Kohe ose periudhe qe mund te quhet edhe si lulzimi i Shkodres,qytet i cili u be me i pasuri i Perandoris pas Stambollit.
Mehmet Pashe Plaku,ka sunduar me te drejt autonomie nga Porta e Larte,duke qeverisur me shume me Kanunin e Maleve se sa me ligjet e Sheriatit Osman.
Gjate sundimit te tij,u realizuan vepra te medhe publike monumentale si ura prej guri mbi lumin Drin,mjerisht e zhdukur,Ura e Mesit mbi lumin Kir,Xhamia e Plumbit,Medreseja ne Qafe,Kisha e Freterve pertej Bunes e sa e sa vepra te tjera me te vogla.Ai ndertoi gjithashtu nje flote te fuqishme tregtare mbi skelen e Shkodres dhe mbi Lumin Buna,dhe nje tjeter me te madhe ne Ulqin,dhe jo vetem tregtare por edhe ushtarake.Mehmet Pashe Bushtaliu eshte i pari qe ka dhene te drejta te barabarta per Terzite e Tabaket e Shkodres,qe ishin mysliman e te krishter dhe ne konflikt.
Nje mision te tidhe e ka vazhduar edhe pasardhesi ose djali i tij Mahmudi ose Karamahmud Pasha,i cili e ka marr fronin tri vite pas te jatit.Edhe ky i ka kushtuar nje vemendje te madhe komunikacionit duke ndertuar rruge dhe ura,sic jane ura ne Kukes,e cila njihet si ura e Vezirit,ura e Podgorices mbi Morace,ura e Tamares ne Kelmend mbi lumin Cem,Bizistenin e famshem te Shkodres,Medresene e Madhe dhe dhjetra vepra te medha e te vogla infrastrukturore.
Nga: At Zef Pllumi