Helmeta e Skënderbeut është një nga objektet më të çmuara të mesjetës arbërore e cila është ruajtur në mënyrë perfekte.

Helmeta e tij e famshme është e ndërtuar me metal të bardhë, i zbukuruar me një shirit të veshur me ar. Në majë të saj gjendet koka e bronztë e një dhie me brirë, por që është e larë me ar, ndërsa pjesa e poshtme që përmban shiritin prej bakri ka një mbishkrim tepër interesant me iniciale nga latinishtja, të cilat janë:

IN 🏵 PE 🏵 RA 🏵 TO 🏵 RE 🏵 BT

Zbërthimi i këtyre inicialeve është:
“Ihezus Nazarenus, Principi Emathie, Rex Albaniae, Terrori Osmanorum, Rex Epirotarum, Benedictat Te”

Që në shqip përkthehet si:
“Jezusi Nazaretit, Të Bekon Ty (Skënderbeun), Princin e Emathisë (ose Matit), Mbretin e Arbërisë, Terrorin e Osmanëve, Mbretin e Epirotëve”

📸 Pamje digjitale të helmetës në anë të ndryshme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here