EPITAFI I LEMNOSIT (në Dardanele) SHQIP – PARA 2800 VITESH
nga Mjeshtri Gjuhëtar i Pellazgoj-Iliro-Shqipes:

  • Muharrem Abazaj; 25 Tetor, 2015
    DREJTUAR AKADEMIVE TË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE
    NË TIRANË DHE PRISHTINË, SA PËR TË THYER HESHTJEN.
    Sa ta lexojnë titullin e këtij shkrimi, kundërshtarëet e tezës pellazgjike të prejardhjes
    së gjuhës shqipe, do ta kalojnë atë pa e lexuar, duke qesëndisur:
    “Çfarë na prrallis ky? Paskan jetuar shqiptarë para 2800 vitesh në këtë ishull të largët në fund të Egjeut?”
    Dhe ky dyshim i tyre është logjik.
    Sepse vërtet në këtë ishull nuk kanë jetuar shqiptrë. Atëhere?
    Se nga cilët është banuar Lemnosi, ku është gjetur ky mbishkrim,
    na i thotë historiani më i vjetër i lashtësisë, Herodoti:
    “Ja se si Miltiadi, i biri i Kimonit, ishte bërë zot i ishullit të Lemnosit.
    Athinasit dëbuan më parë pellazgët nga Atika.
    A patën të drejtë apo kryen një padrejtësi, nuk kam ndërmend ta përcaktoj, mjafton ajo çka thuhet.
    Hekateu, i biri i Hegesandrit, tregon në Historitë e tij se kjo ishte e padrejtë. Athinasit, thotë ai, duke parë se toka, që ata u kishin lëshuar pellazgëve në këmbët e malit Hymet, si shpërblim për ndërtimin e murit që rrethon Akropolin, ishte punuar mirë, megjithse më parë kishte qenë e keqe dhe e pavlefshme, i dëbuan ata, pa asnjë shkak, vetëm e vetëm prej lakmisë e dëshirës për t’a marrë tokën përsëri.” Herodoti. Historitë.Libri VI.137.( Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, f.19)
    Nuk kanë banuar shqiptarët, por pellazgët e lashtë në ishullin e Lemnosit.
    Dhe ky mbishkrim është bërë në gjuhën e banorëve të atëhershëm të këtij ishulli, në gjuhën pellazgjishte. Por pellazgët në lashtësi kanë qenë shtrirë në një territor shumë të gjerë, të ndarë në fise. Fise me prejardhje pellazge kanë qenë edhe helenët, thrakët, frigët, ilirët, etruskët etj.
    Të gjithë këta fise si gjuhë të tyre patën pellazgjishten.
    Me kalimin e shekujve gjuha e fiseve të ndryshme pësoi ndryshime
    deri në formimin e gjuhëve të ndryshme.
    Por të gjitha këto gjuhë ruajtën edhe një substrat nga trungu mëmë pellazg, substrat që i ka grupuar këto gjuhë në një familje të madhe gjuhësore, në atë indoevropiane.
    Ilirët, si një bashkësi e fiseve pellazge, patën si gjuhë të tyre pellazgjishten.
    Edhe arbërit, si fis ilir, patën gjuhën e tyre pellazgjishten.
    Mirëpo arbërit, duke mos u shkulur kurrë nga trojet e tyre, e ruajtën shumë më mirë
    se fiset e tjera gjuhën e tyre të lashtë, pellazgjishten.
    Edhe ne shqiptrët, pasardhësit e arbërve, nuk u shkulëm kurrë nga trojet tona
    dhe e ruajtëm shumë më mirë se fiset e tjera gjuhën e të parëve tanë.
    Sepse gjuha jonë shqipe është vet pellazgjishtja, në një evoluim të pandërprerë,
    ne arrijmë që me anën e saj të lexojmë këto shkrime të lashta pellazge.
    Mbishkrimi i Lemnosit është gjetur në ishullin grek të Lemnosit,
    i cili. ndodhet në hyrje të Ngushticës së Dardaneleve, në detin Egje
    dhe ruhet në Muzeun e Athinës.
    Mendohet se i përket shek VIII p.e.s.
    Mbishkrimi është i gdhendur mbi një pllakë të madhe guri, gur varri.
    Përpara se të japim deshifrimin e plotë të këtij mbishkrimi,
    po japim fare shkurt disa veçori kryesore të pellazgjishtes.
    Këto veçori i kemi shtjelluar gjerësisht në librin “ Gjuha e lashtë shqipe ose pellazgjishtja.”
    Gjuha pellazge ka qenë njërrokëshe.
    Fjalët e saj kanë patur trajta të ngurta, pasi pellazgjishtja nuk ka patur
    elemente gjuhësore që i japin fleksibilitet fjalës, siç janë parashtesat, prapashtesat, mbaresat, nyjet.
    Kjo bënte që një fjalë të merrte disa kuptime dhe dallimi bëhej vetëm nga konteksti.
    Kështu fjala: mar/marr merrte kuptimin e foljes marr, të mbiemrit: mar, i mbarë;
    të mbiemrit: i marrë(çmendur) etj.
    Fjala: “di” mund të merrte kuptimin e foljes: “di”, të numërorit: “di/dy”, të bagëtisë: “di/dhi” etj.
    Pellazgjishtja ka patur alfabetin e saj i cili në letëraturë njihet si alfabeti fenikas.
    Shkrimi pellazg ka karakter linear, ai nuk ka patur ndarje midis fjalive dhe fjalëve nga njëra-tjetra.
    Gjithashtu shkrimi pellazg ka qenë i tipit busdofedik, sipas të cilit shkrimi fillon nga ana e djathtë,
    dhe, kur kalon në rreshtin tjetër, ndërron drejtim, fillon nga e majta e kështu
    përsëritet rresht pas rreshti.
    Duke qenë një përkushtim mbi një gur varri, mbishkrimi ka një numër të kufizuar fjalësh,
    por e rëndësishme është se këto fjalë, ose janë rrënjë të fjalëve koresponduese të shqipes
    së sotme, ose janë identike me to.
    Për arsye teknike, dhe sepse Fejsbuk nuk pranon simbole të vizatuara bashkë me tekstin,
    kemi kthyer gërmat e epitafit në gërma të zakonshme.
    Kjo e bën edhe më të lehtë kuptimin nga çdo lexues.
    Fjalët shqipe që kemi identifikuar në këtë mbishkrim
    EMRA
    Lashtë Sot
    ar arë
    fis fis
    lot lot
    thik thikë
    var varr
    et jetë.
    MBIEMRA
    zi i zi
    math i madh
    mar i marrë
    Në shqipen e lashtë nuk ka patur mbiemra të nyjshëm PËREMRA
    i ai
    i trajta e shkurtër shembull: s’i, nuk i
    Y atij.
    na trajtë e bashkuar e përemrit vetor.
    FOLJE
    a asht; geg.
    as asht, geg.
    is ish
    fan than, trajtë e geg, me than
    ro rroj
    rom rrojmë
    ap hap
    ap jap
    mor mori
    hok hoq, hek,trajtë e geg.
    ther ther
    e je.
    LIDHËZA
    e e, dhe
    se se, lidhëz kushtore,
    PARAFJALË
    ke ke, trajtë e gegënishtes; te, tek,
    m më
    PJESËZA
    s s, nuk
    PASTHIRMË
    hop! Hop!
    PËRMBAJTJA E MBISHKRIMIT.
    Një person, i quajtur Maf, ka shkuar tek ara e tij dhe atje ka mbetur i shtangur.
    Arën e tij e kishin zaptuar disa persona.
    Mafi bëhet si i marrë.
  • Nuk ja u jap atyre;është ara jonë fis pas fisi. – thotë
    U kërkon zaptuesëve t’ ia kthejnë tokën. Ata nuk pranojnë.
    Aty vjen edhe vëllai i tij, Tafi.
    Toni i kërkesës së tyre duket i butë.
    Ata u thonë se ju jini fis, jini fis i madh, se ata me këtë tokë rrojnë. Aty hapin varret.
    Zaptuesit përsëri nuk pranojnë. Atëhere vëllezërit vendosin të qëndrojnë aty,
    në mbrojtje të pronës së tyre. Me sa kuptohet ka patur përleshje midis tyre.
    Vëllai i madh, Mafi, duket është vrarë (therur) prej zaptuesëve të tokës së tyre.
    Kjo duket nga fjalët: ”Lot ai fis hoqi.Ti na there”
    Në krah të portretit në gur është skicuar një thikë, si për të treguar shkakun e vdekjes
    së personit të varrosur aty, të cilit i është shkruar ky përkushtim.
    SQARIM
    Për ata që do të duan të ndjekin deshifrimin, po japim disa sqarime.
    Edhe pse fillimi i shkrimit nis nga e djathta, dhe ky drejtim ndërron për çdo rresht,
    ne e kemi bërë fillimin e çdo rreshti si të filluar nga e majta.
    Çdo rresht e kemi paraqitur ashtu si ka qenë i shkruar në pellazgjisht.
    Shkrimi pellazg nuk ka patur ndarje midis fjalive dhe fjalëve, gjë që paraqet shumë vështirësi në ndarjen e tyre.
    Më pas e kemi ndarë atë në fjalë.
    Çdo fjalë pellazge e kemi transkriptuar, dmth:
    kemi zëvendësuar çdo shkronjë të alfabetit pellazg me shkronjën korresponduese të alfabetit shqip.
    Më pas kemi shqyrtuar secilën fjalë veçmas, duke e krahasuar atë me fjalë të shqipes së sotme.
    Shkurtimisht, kemi treguar evolucionin e fjalëve pellazge deri në trajtat e shqipes
    së sotme, mbështetur në ligjet fonetike të shqipes.
    Në mbarim të deshifrimit të çdo rreshti, japim përmbajtjen në gjuhën shqipe,
    dhe më pas i bëjmë një koment të shkurtër përmbajtjes së tij.
    EPITAFI NË LEMNOS (ishull, Darnanele, Egje)
    DESHIFRIMI
    I.ZIAZI=ZIAZI
    1.ZI=ZI=zi. Fjala zi, si çdo fjalë e ngurtë njërrokëshe pellazge, mund të ketë disa kuptime. Ajo mund të jetë emër personi. Emra të tillë njerëzish kemi edhe sot në Shqipëri Ziu, por në dallim nga ky emër i lashtë, në shqip ai ka edhe nyjen e prapme:”u”, të cilën pellazgjishtja nuk e ka dispononuar. Fjala “zi” mund të ketë edhe kuptimin e emrit “zi”, vajtim, të mbiemrit “i zi.
    Se me cilin kuptim është përdorur kjo fjalë, ne do ta saktësojmë duke e parë atë në kontekstin e fjalive të mëposhtëme.
    2.A=A=a;
    Fjala: a; fol: “a” e shqipes, por në trajtën e vjetër të dial. geg: a=asht.
    3.ZI=ZI=zi.
    Nuk arrijmë të zbulojmë plotësisht kuptimin e fjalës “zi” dhe arsyen pse ajo është përdorur dy herë.
    Po hamendësojmë sikur herën e parë fjala “zi” të jetë përdorur në kuptimin e emrit të një personi, të Ziut, kurse herën e dytë në kuptimin e mbiemrit “i zi”. Në se hamendësimi ynë do të ketë qenë i drejtë, atëhere do të kishim këtë përmbajtje: “ Ziu është i zi ”. Del sikur stigmatizohet një person i quajtur Zi.
    Por ka edhe një mundësi tjetër: kuptimi figurativ e shprehjes që vjen nga Eskili: “Zia sjell zi”, “Krimi pjell një krim të ri”.
    Përse? Do të mund ta zbulojmë më poshtë.
    II.MAPASMAF=MARASMAF
    1.MAP=MAR=mar
    Kjo fjalë mund të ketë disa kuptime: mund të ketë kuptimin e foles marr në shqip, por edhe të mbiemrit i marrë. Se me cilin kuptim është përdorur në këtë rast, do të mund ta shohim përsëri në kontekst me fjalët e mëposhtëme.
    2.AS=AS=as; fol: asht; geg.
    Ajo ka ndjekur këtë evolucion: as → ast → asht
    3.MAF=Maf Fjala Maf përqaset me ndajfoljen mjaft të shqipes, por mund të jetë edhe emër personi, person me emrin Maf. Le të vazhdojmë me hamendësim deri sa të zbulojmë kuptimin e saktë përmes kontekstit. Në se fjala mar do të ketë kuptimin e foljes marr dhe fjala maf të ndajfoljes mjaft, atëhere do të delte kuptimi: “ marr asht mjaft, ndërsa po qe se fjala mar do të ketë kuptimin e mbiemrit i marrë dhe fjala Maf ka patur kuptimin e emrit Maf, atëhere kuptimi do të delte: “I marrë asht Mafi, ose si i marrë asht Mafi. Na duket më bindës rasti i dytë: Si i marrë asht Mafi.
    Koment: Një person i quajtur Maf, është bërë si i marrë..
    III.SIAPYFEISAFIS=SIAPYFEISAFIS
  1. SI=SI=si; ndajf: “si” e shqipes, por përqaset edhe me pjesz. mohuese: “s”,
    të shoqëruar nga trajta e shkurtër e përemrit vetor: i; “s’i” njësoj si në gjuhën shqipe.
    2.AP=AP=ap; fol: jap; por përqaset edhe me em: hap (masë gjatësie)
    3.Y=Y=y;
    Pellazgjishtja nuk e ka disponuar zanoren: “y”. Kjo zanore ka dalë më vonë si një refleks i zanores: “i”.
    Përemri vetor i vetës së tretë: “ai”, në pellazgjisht është shprehur vetëm me zanoren: “i”,
    por duke qenë se në këtë rast ky përemër është dashur të përdorej në rasën dhanore “atij”,
    autori mund ta ketë shprehur këtë me anën e një ndryshimi grafik të “i”-së
    4.FE=FE=fe; IS=IS=is; dmth: fe+is
    Këtu kemi trajtën e përbërë të foljes: “tha”, pasi shpreh një veprim të ndodhur në të kaluarën.
    Trajta “fe” ka evoluar në “the”, (f → th). Folja: “is” ka evoluar ne “ish” (s → sh). Del folja “the ish”,
    por sipas rendit të fjalëve të shqipes, kemi “ish the”, e cila do kuptuar si “ish thenë/kish thënë ”.
    Shohim se në këtë rast është përdorur trajta e dial. geg, sipas së cilës
    në vend të foljes ndihmëse: :kam” pëdoret folja: “jam”.
    Kështu, në gegnisht, thuhet “ishte lindur”, kurse në toskërisht thuhet: “kishte lindur”.
    5.A=A=a; fol:a, asht; geg.
    6.FIS=FIS=fis; em: fis
    Me këtë trajtë të ngurtë emri fis mund të shprehë të gjitha kuptimet gramatikore:
    numrin njëjës dhe shumës, trajtën e pashquar dhe të shquar, të gjitha rasat.
    Duke i renditur fjalët e kësaj fjalije sipas kuptimeve të përqasura, do të kemi disa variante,
    por variant më bindës duket se është: “S’i jap atij, thoshte. Asht e fisit”.
    Tani na vjen plotësisht në ndihmë konteksti për të sqaruar kuptimin e fjalive të mësipërme.
    Mafi i egërsuar flet përçart:
    “S’ ia jap atij” – thotë. “Asht e fisit”.
    Çfarë i kërkohet atij që e ka tronditur aq shumë?
    Tani kuptohet pse në titull të mbishkrimit shkruhet: “Ziu është i zi”,
    pasi ai, Ziu, do t’i ketë kërkuar ose do t’i ketë rrëmbyer Mafit ndonjë objekt jetik,
    të cilën ai s’do të pranonte kurrë t’ia jepte.
    IV.EFISSERONAIP=EFISSERONAIP
    1.E=E=e; lidh: “e” e shqipes
    Por dhe trajtë e shkurtër e prem. vetor,
    por mund të jetë edhe folja: “je”.
    Bashkëtingëlloren “j” nuk e gjejmë të shkruar në asnjë mbishkrim që kemi deshifruar
    2.FIS=FIS=fis; em: “fis”, në shqip
    3.SE=SE=se; lidh. shkakore “se” e shqipes
    4.PO=RO=ro; fol: “rroj” e shqipes; r → rr
    5.NA=NA=na; trajta e bashkuar “na” e përemrit vetor të shqipes.
    6.IP=IP=ip; fol: “jip” e shqipes
    “ Je fis, se rro , na i ip”. Mafi i drejtohet Ziut me fjalët: “je fis”.
    Ai do ta prekë atë në sedër duke i kujtuar zakonet fisnore.
    Ai i thotë se me këtë rroj, prandaj nuk ta jap.
    Për ne tani bëhet e qartë se çfarë i është marrë Mafit.
    Atij i është zaptuar toka, ara me të cilën rron, e cila e ka tronditur shumë.
    Ai përpiqet të jetë i qetë në kërkesën e tij për t’ia kthyer atë.
    V. SIFAI=SIFAI
    1.SI=SI=si; ndajf: “si”; por edhe lidh: “si” e shqipes
    2.FA=FA=fa; fol: “tha” e shqipes; f → th
    3.I=I=i; prem. vetor ai i shqipes.( shih. III.3 )
    ( Si tha ai ?). Çfarë përgjigje i dha zaptuesi Mafit?)
    VI. AKEPTAFAPZIO=AKERTAFARZIO
    1.A=A=a; asht, por edhe pjesëzë trguese ja e shqipes.
    2.K=K=k; paraf: “ke” e shqipes; dial. geg; dial.tosk: te, tek.
    3.ER=er; fol: “erdh” e shqipes.( er → erd → erdh).
    4.TAF=TAF=Taf; Emër personi.Mund të jetë vëlla i Mafit.
    5.AR=AR=ar;=em: “ar(ë)” të shqipes.
    6.ZI=ZI=Zi; përsëritje e emrit Zi.
    7.O=O=o; ka kuptimin e pasthirmës: “o” të shqipes,
    por këtu rendi i saj ndryshon nga ai i shqipes, pasi vendoset pas emrit.
    “Ja erdh Taf, në arë, Zi o”. Ardhja aty në arë e Tafit, me sa duket vëllait të Mafit, e ka fuqizuar atë,
    prandaj edhe ia kujton këtë gjë Ziut, me qëllim që ai t’ua rikthejë atyre arën.
    VII. FANAPASIAPSEPONAIMOPNAP=FANAPASIAPSERONAIMORINAIP
  2. FAN=fan.→ fol. than, e dialektit të geg: me than.
    2.AP=AP=ap; fol: “jap” e shqipes
    3.A=A=a; fol: a, asht; dial.geg.
    4.SI=SI=si=s’i; pjesz. mohuese “s” dhe trajta e shkurtër e prem. vetor: “i”;(s’i)
    5.AP=AP=ap; fol: “jap”
    6.SE=SE=se; lidh: “se”
    7.RO=ro; fol: rroj
    8.NA=na.=trajtë e bashkuar të përemrit vetor na, shih.rreshtin IV.5
    8.I MOR=i mor → trajta e shkurtër e pr. vetor i dhe folja mori e shqipes.
    9.I=I=i; prem. vetor i vetës së tretë: “ai”; shih.III.3
    10.NA=na; trajta e bashkuar të prem. vetor: “na”.
    11.IP= ip; fol: jip
    “Thanka me ja dhanë, s’ia jap, se rroj. Na i mori! Na i jip!”. Edhe vëllai i Mafit,
    Tafi, sapo njeh qëllimin e zaptuesit për t’u marrë tokën, e kundërshton atë me forcë,
  • s’ia jap thotë, se rroj. Mirpo, sakaq, zaptuesi e ka bërë fakt rrëmbimin e tokës së tyre.
    Ata akoma nuk po e besojnë se po e humbasin përgjithmonë tokën e tyre,
    prandaj vazhdojnë t’i kërkojnë zaptuesit t’ua japë atë.
    VIII. HOPAIESMATHO=HOPAIESMATHO
    1.HOP=hop; pasth: “hop” e shqipes
    2.A=a; fol: asht
    3.I=I=i;=prem. vetor: “ai”
    4.ES=es; fol: “esht” e shqipes. Evoluimi i saj ka qenë: es → est → esht→është
    5.MATH=math; mbiem: “i math/i madh” i shqipes
    6.O=o; pasth: “o” e shqipes
    “Hop! Ai është i madh, o! Edhe pse vëllezërit Maf e Taf e shohin me sytë e tyre zaptimin e tokës,
    ata sikur nuk e besojnë ende, flasin përçart: “Hop! Hidhu! na i jep!”
    sikur t’i urdhërojnë zaptuesit. Por gradualisht janë duke u kthjelluar.
    Ata janë të ndërgjegjshëm se zaptuesi është më i fortë se ata: “Ai esht i madh, o!”
    IX. SIFAIAFISSIAPYFISMARASMOMAIROM
    1.SI=si; ndajf: “si” e shqipes
    2.FA=fa; fol: “tha” e shqipes
    3.I=I=i; përem: “ai” i shqipes; shih.III.3
    4.A=A=a;=a, asht
    5.FIS=fis; emr: “fis”
    6.S I=si=s’i; pjesz: “s” dhe trajta e shkurtër e përem. vetor: “i”, s’i; shih. III.1 dhe VII.4
    7.AP=ap; fol: “jap” e shqipes; shih. rreshti III.2
    8.Y=y; përem.vetor: “atij”; shih. rreshtin III.3
    9.FIS=fis; em: “fis”
    10.M=m; paraf:”m, më” të shqipes. Kjo parafjalë ka patur këtë evoluim:m→mb→mbë→më
    11.AR=ar; em: “arë” i shqipes.
    12.ASM=asm; fol: “jemi” e shqipes
    Ajo është e njëjtë me foljen as, asht; por ka edhe mbaresën: “m” të numrit shumës të vetës së parë.
    13.O=o pasth:”o”
    14.M=m; paraf: “me” e shqipes
    15.AI=ai; përem. vetor: “ai” i shqipes, por në këtë kontekst “ai” është në rasën kallzore,
    prandaj nuk e ka ruajtur trajtën e rasës emnore “i”.
    16.ROM=rom; fol: “rrojmë” e shqipes.
    Edhe këtu dallojmë mbaresën foljore m.
    “Si tha. Asht e fisit. Nuk ia japim fisit të atij. Në arë do të jemi o. Me atë rrojmë”
    Si iu përgjigj kërkesës së vëllezërve zaptuesi ? Ai thotë se ajo arë është e fisit të tij.
    Po vëllezërit nuk tërhiqen, ata vazhdojnë të këmbëngulin se nuk do t’ia japin fisit të tij.
    Nuk do të largohen nga ara e tyre, “këtu do të rrimë”, – thonë.
    Nuk kanë zgjidhje tjetër, se me atë rrojnë.
    X.HARAPIOSIFAIETIESIOARAYTKHOKE
    1.HAR=har; em. varr
    2.AP =ap; në këtë kontekst, ka kuptimin e fol: “hap” të shqipes
    3.I=i=ai; përem: “ai” i shqipes; shih. III.3
    4.O=o; pasth: “o”
    5.SI=si; lidh: “si”
    6.FA=fa; fol: “tha”;(f→th)
    7.I=i; përem. vetor: “ai”
    8.ET=et; em: jetë
    9.I=i; përem. vetor “ai”
    10.ES=es; fol: “esht” e shqipes; zanoren: “ë” pellazgjishtja nuk e ka patur.
    11.I=I=i; përem:”ai”
    12.O=O=o; pasth: “o”
    13.AR=ar; em: “arë”
    14.A=a; fol: a, asht
    15.Y=y; përem. vetor: “ai”
    16.TIK=tik; em: “thikë” i shqipes
    17.HOK=hok; fol: hek/heke të shqipes në dial.geg.
    18.E=e; fol: “je”
    “Varret hapim o! Si tha ai? Për jetë ajo esht e tij? Ara është e tij?. Thik na hoqe!”
    Jo vetëm se me këtë arë ata sigurojnë jetën e tyre, por në këtë arë, në këtë tokë, ata hapin varret.
    Prania e varreve në atë tokë provon më së miri se toka që po u grabitet ka qenë pronë legjitme e tyre,
    sepse aty janë varret e të parëve të tyre, aty do të hapin edhe varre të tjera, edhe varret e tyre.
    Varret për ta kanë qenë të shenjta. Ata nuk mund të largoheshin nga varret
    e njerëzve të tyre të dashur. Kjo traditë e herëshme e paraadhësve tanë është ruajtur
    edhe nga ne shqiptarët. Kjo “ngulje e përjetëshme” në këto troje ku jetojmë sot,
    tregon fare qartë pse kemi një vazhdimësi gjuhësore pellazgo→iliro→shqipe.
    XI. LOTAIEZIHOKIASIAPESEPOAIPEFISTIFEPONA=
    =LOTAIEZIHOKIASIAPESEROAIPEFISTIFERONA
    1.LOT=lot; em: lotë
    2.A=a; fol: a, asht
    3.I=I=i; përem: “ai”
    4.E=e; fol: “je”
    5.ZI=zi; em: zi, vajtim
    6.HOK=hok; fol: hok, hoqi
    7.I =i; përem: “ai”
    8.AS I=as i; lidh: “as” dhe trajta e shkurtër e përem. vetor: :atij i
    9.AP=ap; fol: “jap”
    10.E=e; fol: “je”
    11.SE=se; lidh. shkakore: “se”
    12.RO=ro=rro; fol. rroj
    13.NA=na; fol: a, asht
    14.IP=ip; fol: “jip”
    15.E=e; fol: “je”
    16.FIS=fis; em: “fis”
    17.TI=ti; përem.vetor: “ti”
    18.FER=fe; fol: “ther”(f→th)
    19.O=o.=pasth: “o”
    20.NA=na; shih IV.5
    “Lot e zi ai fis hoqi. Nuk na i dhe, edhe se me të rrojmë. Na i jep. Je fis ti. Na there!”
    SË FUNDMI:
    Do t’ju lutem të gjihë ju miqve të mi, studiues të gjuhës shqipe,
    që kini gjetur kohë për ta ndjekur deri në fund këtë deshifrim,
    në se keni krijuar bindjen se kjo ka qenë gjuha e vjetër shqipe,
    publikojeni me mjetet tuaja, sepse i bëjmë një shërbim të madh kombit, dhe në se ka vend për diskutime, për fjalë të veçanta,
    apo problem të tjera, le t’i diskutojmë bashkarisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here