Është e vështirë të besohet një gjë e tillë. Është e vështirë të besohet se si mund të jetë gjuha shqipe, gjuhë e një populli të vogël, e dokumetuar me shkrim jo më shumë se pesë shekuj, të jetë rrenja, zanafilla e gjuhëve të tilla si sanskrishtja, greqishtha e lashtë, latinishtja,etj. të cilat dokumentohen me shkrim disa shekuj para erës sonë. Mirpo ka një opinion shkencor në rritje që e mbështesin këtë tezë, edhe pse ende jashtë institucional. Si mbështetës i saj, me disa diferenca në formulimin e kësaj teze, unë do të sjell më poshtë argumentat e mija, por kërkoj mirëkuptim nga lexuesit e mundshëm të këtij postimi për të pranuar paraprakisht vazhdimësinë gjuhësore pellazgo – iliro – shqipe , për ta ndjekur deri në fund parashtrimin e fakteve dhe më pas të japin mendimet e tyre.
Për të diskutuar në se gjuha shqipe mund të jetë një gjuhë e tillë, si kanditate e mundëshme për të qenë mëma e gjuhëve, duhet të plotësohen dy kushte: të jetë një pohim nga gjuhëtarët më kompetentë se ka ekzistuar një gjuhë mëmë dhe se shqipja është aq e lashtë sa të konkurojë me simotrat e saj. të lashta.
Së pari le të sqarojmë çështjen në se ka ekzistuar në të vërtetë ndonjë gjuhë e cila të ketë qënë rrenja, mëma e të gjitha gjuhëve. Logjika më e thjeshtë të shpie në pëfundimin se në fazën e parë të lindjes së shoqërisë njerëzore, pa tjetër ka ekzistuar një gjuhë e tillë e vetme. Kjo gjuhë, në se njerëzimi ka vetëm një djep të vetëm lindjeje, duhet të jetë rrenja e të gjitha gjuheve të njerëzimit. Kjo mund të shpjegohet edhe me faktin se në atë stad foshnjor të njerëzimit, edhe sasia e njerëzve duhet të ketë qenë e vogël. Sipas të dhënave që jep Byroja e Referimeve të Popullsisë e OKB-së, rezulton se në shek.VIII. p.e.s.numri i popullsisë ka qenë 8 milionë banorë, gjë që nënkupton se shumë shekuj më parë, kjo popullsi ka qenë edhe më e vogël. Edhe shtrirja e tyre duhet të ketë qenë e kufizuar. Dhe është krejt e natyrshme që një popullsi e tillë e vogël dhe e përqëndruar të ketë folur një gjuhë të vetme.
Në se i referohemi Biblës, si një dokument shumë i vjetër, në të thuhet qartë se të gjithë njerëzit kanë folur një gjuhë të vetme e cila u shpërbë pas shembjes së Kullës së Bapelonit.
Por një ide e tillë, për një gjuhë mëmë, është pranuar edhe nga shumë linguistë të shquar. I pari që e hodhi këtë ide është linguisti që bëri epokë Ë. Xhons ( 1746 – 1794 ). Pasi njohu thellë edhe sanskrishten, gjuhën e inidianëve të lashtë, ai vuri re se shumë fjalë të saj përkonin me fjalë të greqishtes së lashtë, të latinishtes, persishtes së vjetër etj, doli në përfundimin se ka ekzistuar një gjuhë mëmë, nga e cila kanë rrjedhur të gjitha këto gjuhë, por ajo ishte zhdukur, Në të njëjtin pëfundim arriti edhe linguisti tjetër i shquar F. Boppi. Ai u shpreh se ka ekzistuar një gjuhë mëmë, të cilën ai e emërtoi protoindoevropiane. Ai mendonte se kjo gjuhë duhej të ishte sanskishtja, por shpejt hoqi dorë nga ky mendim.dhe pranoi se ajo gjuhë mëmë ishte zhdukur.
Shumë linguistë dhe studjues të tjerë bënë përpjekje të parreshtura për të rënë në gjurmët të kësaj gjuhe të parë, parake. Duke mos gjetur asnjë referencë të dokumentuar, studjuesit iu drejtuan historisë. Nga të dhënat historike rezultonte se populli më i lashtë ka qenë ai pellazg. Në mënyrë figurative, autorët më të vjetër të antikitetit këtë popull e kanë quajtur si “të dalë nga dheu, të lindur para hënës ”.
Duke pranuar ekzistencën e një gjuhe parake nga e cila kanë rrjedhur gjuhët e tjera, të shohim tani se sa i plotëson shqipja kushtet e lashtësisë për të qenë pretedente e tillë.
Pikë së pari duhet të faktohet lashtësia e saj. Shkenca e albanologjisë prej kohësh ka rritur në përfindimin se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja. Një përfundim i tillë është tepër i rëndësishëm. Por ky përfundim nuk e ka fituar vlerën e tij të vërtetë, pasi nuk është arritur që kjo vazhdimësi gjuhësore iliro – shqipe të provohet shkencërisht, sepse nuk është bërë e mundur gjetja qoftë edhe e një materiali të shkurtër të shkruar në ilirisht për ta krahasuar me shqipen e sotme.
Fatmirësisht, falë mundësive që ka krijuar sot interneti, kemi arritur të gjejmë dokumenta të shkruara në ilirishte në periudha të lashta.. Nuk janë libra, por mbishkrime në materiale rezistente si gurë, qeramikë etj, të cilat sigurojnë pamundësinë e manipulimit. Një ndër këta është edhe ky mbishkrim mbi gur i gjetur në Ballsh i cili është datuar si i sheh,IV p.e.s. Këtë mbishkrim kemi mundur ta deshifrijmë plotësisht. Edhe pse është shkruar me alfabetin e greqishtes së lashtë, ai deshifrohet plotësisht me gjuhën shqipe. Përmbajtja e tij del shumë e qartë. “ Një grua ka shkuar në arë së bashku me burrin, kunatin dhe vjerrin. Papritur ajo lind në arë. Nga ky “ turp” i madh, vjerri vdes në çast. Gruan e ndajnë, e dërgojnë tek shtëpia e babës së saj. Fëmijën ia dërgojnë mëmës së tij pët ta rritur, por ai vdes ”
Tërheq vëmenfjen fakti që ky mbishkrim ilir është shkruar me alfabetin e greqishtes së lashtë. Pse jo me alfabet të ilirishtes? Mbetet një enigmë deri tani e pasqaruar plotësisht se. pse ilirët nuk kanë krijuar një alfabet të tyren. Jo vetëm ky mbishkrim, por edhe mbishkrime të tjera që janë gjetur në territorin ilir dhe në gjuhën ilirishte, janë shkruar ose me alfabetin e greqishtes së lashtë ose me alfabetin e latinishtes.
Duke e parë këtë mbishkrim, për nga koha kur është shkruar si dhe nga teksti i tij relativisht i gjatë, si një material me shumë rëndësi, i jemi drejtuar Akademisë së Studimeve Albanologjike për ta marrë në shqyrtim. Ata thanë se për shqyrtimin e këtij deshifrimi duhet të sigurohen disa studjues të huaj të cilët janë njohës të mirë të gjuhëve të lashta. Dhe ata këtë gjë nuk mund ta sigurojnë. Unë i kam kundërshtuar, sepse mos prania e gjuhëtarëve të huaj nuk do të lunate asnjë rol në shqyrtimin e këtij materiali. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë: asnjë gjuhëtar i huaj, sado nivel të lartë njohje të ketë për gjuhët e lashta, nuk do të mund të jepte asnjë mendim me vlerë për këtë deshifrim. Gjuha që është përdorur në këtë mbishkrim është shqipja e lashtë e cila nuk është plotësisht identike me shqipen e sotme, sepse është shkruar në trajtën e vjetër të dialekteve të shqipes dhe këto trajta veç gjuhëtarëve shqiptarë, asnjë i huaj nuk mund t, i kuptojë.
Por edhe pse nga Akademija jonë nuk është bërë asnjë përçapje për këtë problem, kjo nuk do të thotë se ne nuk arrijmë ta provojmë lashtësinë e shqipes. Kemi mundur të deshfrojmë shumë mbishkrime të tjera që rezultojnë të jenë shkruar me shqipen e lashtë. Dhe këto nuk mund të konsiderohen rastësi, por si prova vërtetësie. Si prova që vërtetojnë vazhdimësinë gjuhësorë ilirishte – shqipe. Në aktivitete shkencore të organizuara nga shoqata studjuesish dhe veçanërisht nga Akademia “ Rrenjët tona ” këto materiale janë shqyrtuar dhe kanë gjetur miratim nga mjaft studjuesëve seriozë. Por ajo që ka edhe më shumë rendësi është edhe një fakt tjetër. Kemi mundur të deshifroimë edhe mbishkrime të lashta të cilat shkojnë deri në shek.VII p.e.s, të gjetura në shumë vende si në Greqi. Turqi, Bullgari, Maqedoni,.Itali. etj. të cilat janë shkruar në gjuhën shqipe. Disa nga këto mbishkrime janë shkruar me një alfabet i cili nuk i përket as greqishtes së lashtë as latinishtes, por me një alfabet që njihet si alfabeti fenikas.( Njohuri të zgjeruara për gjuhën pellazge do të gjeni në librat: “ Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip” dhe “ Gjuha e lashtë shqipe ( pellazgjishtja “.
Ky fakt na shpie në përfundimin se gjuha shqipe rrjedh nga pellazgjishtja, përfundim në të cilën kanë arritur kohë më parë shumë studjues të huaj dhe shqiptarë si Hahn, Zh. Krispi, S. Frashëri, S.Konda,P. Zhjeji etj. Sepse ajo gjuhë e përbashket e këtyre popujve të lashtë që kanë banuar në këtë territor të gjerë, ka qenë gjuha e pellazgëve.
Mirpo fakti që gjuha shqpie rrjedh nga pellazgjishtja nuk mund të shërbejë si argument për ta parë shqipen si gjuhë mëmë, pasi një rol të tillë e ka luajtur gjuha pellazge, sepse nga pellazgjishtja kanë rrjedhur të gjitha gjuhët e lashta përfshi sanskrishten, hititishten frigjishten, greqishten e vjetër, latinishtem persishten e vjetër, sllavishten e vjetër etj.. Atëhere pse ne e shohim shqipen si mëmë të gjuhëve? Mos kemi këtu një qëndrim më shumë emocional se sa shkencor?
Nga deshifrimi i shumë mbishkrimeve të lashta kemi mundur jo vetëm të njohim një numër të konsiderueshën fjaësh të pellazgjishtes, por edhe veçoritë kryesore të saj. Gjuha pellazge i ka patur të gjitha fjalët njërrokëshe. Si një gjuhë e pazhvilluar, ajo nuk ka arritur t,i vërë në zbatim elementet gjuhësore si: parashtesat, prapashtesat, mbaresat nyjet. Për këto arsye të gjitha fjalët kanë patur trajta të ngurta dhe të tilla që mund të merrnin shumë kuptime. Kështu emri at ( baba) ka ruajtur po këtë trajtë në të gjitha kuptimet gramatikore: në numrin njëjës dhe atë shumës, trajtën e shquar dhe të pashquar, si dhe në të gjitha rasat. Po kështu fjala mar, në varësi të konteksit, ka marrë kuptimin e foljes marr, të mbiemrit, i mbarë, të mbiemrit i marrë. Zgjerimin e leksiskut të saj pellazgjishtja e bënte dule përngjitur fjalët njërrokëshe. Kështu janë formuar emërtimet e lashta. Emri vendbanimit të lashtë Dimal është formuar nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshe : di – mal . Fjala di ka kuptimin e numërorit dy,( edhe ot ruhet kjo trajtë e vjetër në disa të folme di – dy, si – sy, ki – ky. Fjala mal ruan edhe atë kuptim mal Emertimi ka kuptimin “ Dy male”
Në përplekjet shumë shekullore për të përmirësuar gjuhën e tyre pellazgët arritën në një zbulim gjenial. Trajtat e ngurta të fjalëve njërrokëshe t,i vinin në bashveprim me disa fjalëza pa kuptim në vetvete, por do të shërbenin për t, u dhënë fleksibilitet këtyre trajtave. Këto fjalëza qenë parashtesat,prapashtesat,mbaresat,.nyjet.
Fjalët njërrokëshe të pellazgjishtes së lashtë shërbyen si rrenje të fjalëve të të gjitha gjuhëve të lashta. Të gjithë fiset pellazge, në territore të ndyshme dhe në kohë të ndryshme, formuan gjuhët e tyre duke mbajtur si rrenjë të fjalës trajtën pellazge dhe duke vunë në zbatim elementet gjuhësore. Zbatimi i këtyre elementeve gjuhësore nuk u bë dhe as mund të bëhej në një mënyrë unike për të gjithë fiset pellazge. Në varësi të diferencave të këtyre elementeve gjuhësore, filloi edhe formimi gjuhëve të ndryshme. Ato krijuan alfabetet e tyre të veçanta por të mbështetura të gjitha tek alfabeti i pellazgjishtes. Zbatimi i këtyre elementeve gjuhësore bëri të mundur krijimin e gjuhëve të lashta, të cilat u bënë shpejt gjuhë administetive. Me këto gjuhë u krijuan vepra të pavdekshme kuture. Pellazgjishtja mbeti gjuhë e folur. Ajo vazhdoi të flitej sidomos në zonat rurale. Duke humbur mundësinë e shkrimit, sepse edhe shkrimi pellazgjik ka qenw shumë i vështirë për komunikim pasi nuk ka patur ndarje midis fjalëve,filloi të mënjanohet dhe të shkojë drejt harresës.
Në territorin ilir pellazgjishtja vazhdoi të flitej gjatë. Në territorin e arbanëve dhe shqiptarëve, territor përgjithësisht malor, kjo gjuhë, vazhdoi të flitet pandërprerje deri disa shekuj pas lindjes së Krishtit. Një periudhë kaq e gjatë e përdorimit të pellazgjishteska nga banorët e këtij territory, bëri që ata ta ruajnë më mirë se të gjithë banorët e vendeve të tjera që e patën pellazgjishten gjuhë të tyre.
Edhe kur shqipja filloi të vërë në zbatim elementet gjuhësore, ndryshe nga gjuhët e tjera që këto elemente i krijuan artificialisht, këto elemnte shqipja i krijoi nga vet brumi i pellazgjishtes, duke përdorur fjalët njërrokëshe pellazge në funksione gramatikore.Shembull. Fjala at ( baba) u përdor në funksion të prapashtesave që tregojnë numrin shumës të emrave. fushë ( njëjës) fush(at) ( shumës.).Koha më e gjatë e përdorimit të pellazgjishtes dhe origjinaliteti i elementeve gjuhësore me brumin e vet pellazgjishtes, ka bërë që shqipja të jetë gjuha e vetme më pranë saj.
Për të tregua raportin lidhëz të shqipes me pellazgjishten , krahasuar me gjuhët e tjera të lashta, po sjellim edhe një shëmbull konkret. Si thamë më lart, gjuhët e lashta u formuan mbi bazën e fjalëve njërrokëshe pellazge, duke e marrë atë si rrenjë të fjalës dhe duke e vënë në bashkveprim me elemente gjuhësore.
Le t’i shohim konkretisht si janë përdorur këto mjete artificiale gjuhësore tek disa nga gjuhët e para të dala nga pellazgjishtja Në gjuhën pellazge babai është quajtur at. Le ta shohim trajtën e kësaj fjale në fillim tek hititishja si një nga gjuhët më të vjetra. Në hititisht emri at ka patur trajtën ata. Kjo trajtë e hititishtes është formuar mbi bazën e trajtës pellazge at, por duke i vendosur asaj prapashtesën a. Në sankrisht emri at ka trajtën tata. Formimi i kësaj trajte është bërë mbi bazën e trajtes pellazge at duke i vendosur parashtesën t dhe një prapashtesën a Duket fare qartë se rrënja e kësaj fjale ka mbetur trajta pellazge at. Në greqishten e vjetër.emrit pellazg at i është vendosur parashtesa p dhe prapashtesa er duke dhënë trajtën pater. Edhe këtu duket fare qartë se rrenja e kësaj fjale ka mbetur trajta pellazge at. Një formim të tillë të ngjashëm vërejmë edhe tek latinishtja. Në latinisht trajtës pellazge at i është vendosur parashtesa p dhe prapashtesa re dhe ka dalë trajta padre. Rrenja edhe këtu ka mbetur trajta pellazge at, vetëm se bashktingëllorja e pazëshme t është alternuar në bashktingëlloren e zëshme d.
Ndyshe nga të gjurha këto gjuhë, gjuha shqipe e ka ruajur origjinale trajtën at. Edhe sot ne e kemi në përdorim këtë trajtë.” At e bir kishin mirëkuptim”
.Sollëm vetëm një rast, por gjuha shqipe, ndryshe nga të gjitha gjuhët e tjera, ruan ende edhe sot, qinda fjalë njërrokëshe me po atë trajtë që i ka patur pellazgjishtja.Kjo i jep mundësinë shqipes që të shërbejë si burim për njohjen e procesit të formimit të gjuhëve të tjera,duke zëvendësuar kështu pellazgjishten.
Nga të gjitha këto që parashtruam kemi të drejtë që ta shohim gjuhën shqioe si një vazhdimësi gjuhësore të pandërprerë të saj me gjuhën mëmë, me gjuhën parake, me pellazgjishten, si një trashëgimtare të denjë të saj. Dhe jo thjesht figurativisht mund ta quajmë atë si mëma e gjuhëve.