Ky test pritet të forcojë mbrojtjen e planetit tonë nga ndonjë rrezik i ardhshëm

Anija kozmike DART e NASA-s ka mundur të godasë me sukses një asteroid.

Përplasja ishte e qëllimshme dhe e projektuar për të testuar nëse shkëmbinjtë hapësinorë që mund të kërcënojnë Tokën mund të nxirren në mënyrë të sigurt nga rruga.

Zyrtarët e NASA-s përshëndetën rezultatin e testit duke thënë se anija kozmike e arriti qëllimin e saj.

“NASA punon për të mirën e njerëzimit, kështu që për ne kjo është përmbushja e misionit tonë për të bërë diçka të tillë .Ndoshta ku i dihet kjo një ditë mund të shpëtojë shtëpinë tonë,”-thotë zëvendës -administratorja e NASA-s Pam Melroy.

Brohoritjet shpërthyen nga dhoma e kontrollit ndërsa imazhet sekondë pas sekondës të asteroidit u kapën nga kamera në bord të DART. Objektivi i anijes kozmike ishte një me diametër 170 metra që rrotullohet rreth një asteroidi mëmë pesë herë më të madh të quajtur Didymos.

Asnjë nga asteroidët nuk paraqet ndonjë kërcënim për planetin Tokë dhe shkencëtarët e NASA-s thanë se testi i tyre nuk mund të krijonte një rrezik të ri.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here