Edhe pse kanceri përfaqëson një perspektivë të tmerrshme, hulumtimet sugjerojnë se rreziku juaj mund të modifikohet në një farë mase.

Sipas Doktoreshës Nighat, një qetësues popullor mund të ndihmojë në ngritjen e një barrierë kundër disa llojeve të kancerit.

Midis një diete të shëndetshme dhe stërvitjes, ka ndërhyrje të ndryshme që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të gjendjes vdekjeprurëse.

Megjithatë, një studim i ri, i botuar në revistën Open Biology, sugjeron se parandalimi i kancerit mund të jetë aq i thjeshtë sa marrja e aspirinës.

Doktoresha Nighat tha: “Në vitin 2021, u bë një meta-analizë, duke parë aspirinën. Ne e dimë se është një anti-inflamator, ai redukton inflamacionin rreth trupit. E përdorim për uljen e temperaturës”.

“Dhe gjithashtu është një hollues gjaku, kështu që ne ua japim atë pacientëve që kanë pasur sulme në zemër. Ajo që tregoi studimi i meta-analizës në vitin 2021, pas shikimit të 101 studimeve që vlerësuan ndikimin e aspirinës, ajo bën tre gjëra”.

Reklama

“Redukton disa lloje të kancerit , zvogëlon përhapjen e kancerit dhe zvogëlon rrezikun e vdekjes së njerëzve nga kanceri gjithashtu”.

“Pra, ky është një studim i mrekullueshëm dhe tregon se ju mund të merrni 75 miligramë, që është doza standarde, deri në 300 miligramë, të cilën do t’ia jepnim dikujt që ka pasur një atak në zemër dhe ka nevojë për trajtim”.

Mjekja shtoi gjithashtu se duhet të diskutoni të mirat dhe të këqijat nëse duhet të merrni qetësuesin për të shmangur kancerin me mjekun tuaj. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here