Mbretëresha Elizabeth II ishte aq e lidhur me qenushët corgi (racë qeni), sa që mund të blije lodra prej pellushi në formën e qenve të saj në dyqanet e Pallatit Mbretëror.

Së fundmi, besohet se ajo kishte rreth katër ose pesë qen: dy corgi të quajtur Muick dhe Sandy, një dorgi të quajtur Candy dhe dy cocker spaniels. Gjatë mbretërimit të saj, mendohet se ka pasur rreth 30 corgi.

Por çfarë do të ndodhë me qentë tani që ajo nuk është më aty për t’u kujdesur për ta?

“Unë mendoj se qentë do të merren në kujdes nga familje, ndoshta [nga djali i saj] Andrew sepse ai ia dha,” spekuloi biografia mbretërore Ingrid Seward, për Newsweek.

Por autorja mbretërore Penny Junor ka një teori tjetër: “Kujdesi për qentë iu është besuar ndonjëherë punonjësve, por kryesisht rrobaqepëses, ndihmëses dhe krahut të djathtë të besuar të Mbretëreshës, Angela Kelly; dhe të besuarit të saj prej shumë vitesh, Paul Whybrew, i cili dikur u pa me me Mbretëreshën dhe qentë e saj.

Kur corgi Willow ngordhi në vitin 2018, shtypi britanik raportoi se mbretëresha ishte zemërthyer dhe vendosi të mos rriste më qen të tjerë. Por në një moment, gjatë sëmundjes së bashkëshortit të saj të ndjerë, Princit Philip, ajo u duk se ndryshoi mendje. Sipas BBC, familja mbretërore kishte një term për efektin qetësues që qentë corgi kishin te mbretëresha ndër vite: “mekanizmi i qenit”.

“Nëse situata bëhet shumë e vështirë, ajo ndonjëherë largohet dhe nxjerr qentë shëtitje,” shkroi Penny Junor, autore e “All the Queen’s Corgis”.

Çfarë do të ndodhë me qentë e mbretëreshës
Çfarë do të ndodhë me qentë e mbretëreshës

S

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here