Xhemajl Abria kishte cilësitë e një parandjenësi dhe gjeniu popullor. Shembulli më i mirë është ndihma që i dha në një pleqni Rexhë Hysenit të Bellopojes së Istogut.


Mënyra se si e pleqëroi rastin, është aq e afërt me metodën shkencore të ADN-së.
Rexhë Hyseni i Bellopojës, pleqnar i njohur, i kërkou ndihmë për ta zgjidhur ngatërresën mes disa familjeve, rreth trashëgimisë së pronës. Nuk mund të konstatohej më i afërmi, për ta trashëguar pasurinë. Xhemajl Abria, e udhëzoi Rexhën:

  • Çelne vorrin e t’deknit. Merreni ni asht t’tij. Thirrne ka ni mashkull pej dy palë t’ngatrueme. Merrnjau ka ni pikë gjak e qitni n’asht. Atin si ja pin ashti pikën e gjakut, jepjani hisen e t’deknit, se e ka ma t’ngatë.
    Vërtetë, zgjidhje për të menduar. Çfarë ngjashmërie me metodat shkencore të ADN-së, të cilat morën hov zhvillimi në SHBA vetëm në vitet pesëdhjetë, ndërsa sot aq suksesshëm po përdoren për identifikimin e të vrarëve shqiptarë nga policia dhe ushtria serbe në Luftën Çlirimtare të viteve 1998/99.

Shkëputur nga libri: Xhemajl Abria Pleqnar i Kosovës nga Xhemajl Bajrami /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here