Një diamant i ndritshëm rozë, i përshkruar si një ndër më të pastrit në botë, mund të kalojë vlerën e 21 milionë Dollarëve në ankandin që do të mbahet në Hong Kong në Tetor.
Guri i çmuar 11.15 karatë, është quajtur “Williamson Pink Star” në homazh të dy diamanteve të tjerë rozë.
Një prej tyre është “CTF Pink Star”, një diamant oval 59.6 karatë që u shit me vlerën rekord prej 71.2 milionë Dollarë në 2017. Tjetri, “Williamson”, 23.6 karatë iu dhurua Mbretëreshës Elizabeth për një nga spilat e saj. Guri i rrallë u zbulua në një minierë në Tanzani, prej nga vjen edhe “Williamson Pink Star”.
“Diamantet rozë janë tmerrësisht të rrallë në natyrë. Më pas shtohen faktorë si të qenurit mbi 10 karatë, përsosmëria dhe tipi, e më pas vlera arrin kulmin”, shpjegon drejtuesi i argjendarisë së shtëpisë së ankandeve Sotheby’s.
Gurët me ngjyrë të cilësisë së lartë blihen nga shtresa më e pasur e shoqërisë dhe priten oferta të larta kur diamanti rozë të dalë në stendën e ankandit./tvklan.al