Gurakuqi në moshën 21 vjeçare, e ka shkruar këtë kushtrim 122 vjet më parë, e duket se ka shkruar për Shqipërinë e sotme.
Pesqind, vjet n’dit’ soçme
Që futurimin kah lumnija
Mirte nji, n’ato koh’ t’moçme,
Ndër ma t’mdhajt qe pat Shqypnija;
Sunde po; po sunde â nata
Që ma s’errte Gjin Bue Shpata!
Dridhej toka, vrantë ish moti,
Larg kah bregu deti ushtote;
Mbi vend t’onë shprazte rrfe Zoti,
Kali i Gjjnit n’t zi turfllote;
Kur u-ndije gjama e ushtris:
“Diq drangoni i t’gjith Tosknis!”
“Diq nji burr qe s’la m’ket dhe
Shoq si vedin; (na ka fikun!)
Bite n’lufta porsi rrfe,
Grekt i vuni gjithmone n’t’ikun;
Ishte i pashëm, me mend plot;
Por t’mjerët na se ç’na gjeti sot!”
“Gjinokastër; zhgrehu n’vaj;
Gjimo, Aqelo, me Nart’ plakën;
E ti Lepant, lvyru e kjaj,
Se mbi ju çoj Zoti shplakën!
Kembë e dorë Gjini ka shtri!
Uh! t’mjerët na për ty, Zotni!
Shqipja eshkretë, sot vene futën;
Njuju e zhytu n’karabojë!
Ai që, i shtite anmikut tutën,
Sot ka mbyllun sy e gojë;
Sot ka deke e ka mbarue
Nder shpi t’tona ferra â vu!”
Kshtu t’parët tonë sot pesqind vjet
Bajshin gjame per Gjin Bue Shpatën
Por sot ky, prej vorrit vetë
Tuj çue kryet, e tuj hjedhe t’gjatën
Përcë, kqyr t’mjerin Atdhe
E zemrue ban vaj mbi ne;
E kshtu thotë “Ma me shikjue,
Zemra s’m’ban, m’mlon djers’ e ftohtë!
S’kam zanë besë se kanë ndrrue
Kaq shqiptarët sa mos me u njoftë.
Leka i Madh, po ngrihu ‘i herë,
Çou e kqyr Shqipnin e mjerë!”
«Çou ti, Burro, Shqype i thanë
N’mujsh me i da me kund kraht t’uej,
Çou ti, Gjergj me shpat’ n’llanë,
E lshoj syt nji here mbi Krujë
Njimend n’krah barkan xhurdin,
Por, pse e kanë, kujtoj s’e din!»
“Uh! ç’po shof njatje mbi Shkodër
Ç’po krisë pushka e ç’po nep valë!
Se ç’po hidhen kodër n’kodër
Djelt e rrebët t’Pushkëtares Shalë;
Pra ndër vedi jane tu’u vra,
E n’gjak t’vllazne duert tuj la!”
Uh! ç’e zezë, o bijt e mi?
Sa keq jeni tuj punue?
Lenie ma ket zakon t’zi,
Gjaqet vinë mâ me i harrue
Mos t’ju dajne mbas sodit feja
T’gjithve djelm ju thrret Atdheja”
——-
U botua te “Albania” Viti ii V-te, Vellimi E, f.75